Lidhje me faqet e vjetra të PKG
FOTOREPORTAZH NGA GREVA E PËRGJITHSHME PENGREKE E 8 DHETORIT 2016
Përgjigje ndaj punëdhënësve, qeverisë - BE-së dhe FMN-së që kanë për synim ti bëjnë punëtorët më të lirë në paga, më orar pune elastike, dhe më të shfrytëzueshëm për të siguruar tregtinë, konkurrencën dhe rentabilitetin e kapitalit të madh dhanë, më 8 Dhjetor 2016 mijëra grevistëve duke marrë pjesë në protestën masive të grevës me Frontit Militant Mbar-punëtorë (PAME) në Athinë dhe në 64 qytete të tjera të Greqisë.
DEKLARATA E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË K.Q TË PARTISË KOMUNISTE TË GREQISË (KKE), DHIMITRI KUCUBA
Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dh. Kucuba, duke marrë pjesë në protestën e grevës së Frontit Militant Mbar-punëtorë (PAME) bëri deklaratën e mëposhtme për përfaqësuesit e medias:
"Negocimi i qeverisë për vlerësimin e dytë, për borxhin, buxheti i ri antipopullor që diskutohet këto ditë në Parlament, është goditje e rëndë kundër punonjësve, kundër popullin tonë. Qeveria së bashku me BE-në, BQE-në dhe FMN-në, flet dhe feston për rimëkëmbjen e ekonomisë, vetëm se kjo rimëkëmbje do të jetë vetëm për disa, për kapitalin e madh. Populli jonë, klasa punëtore do të vuajnë, do të jenë kafshët e përhershme që do të ngarkohen, me intensifikimin e shfrytëzimit, shtrydhjen e të ardhurave dhe pensioneve me pesha të reja tatimore, me memorandume të përhershme. Ky është propozimi i qeverisë SYRIZA-ANEL, dhe këtë propozim e pranojnë në thelb edhe partitë e tjera të opozitës.
Zgjidhja gjendet në propozimin politik që paraqitet nga lëvizja punëtore klasore, aleanca sociale, unionet radikale, nga Partia Komuniste e Greqisë (KKE). Që të ekzistojë një zhvillim i vërtetë në favor të nevojave popullore, në interes të punëtorëve, të popullit tonë. Për këtë propozim ne duhet të luftojmë në gjithë periudhën e ardhshme, në vigjilencë me luftëra të zgjatura në kohë, të vazhdueshme, dhe nga të gjitha pozicionet".
Athens
Other Cities
Volos | Larissa |
Irakleio | Ioannina |
Karditsa | Chalkida |
Lefakada | Trikala |
Peiraeus | Lamia |
09.12.2016