Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

FJALIMI I SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË K.Q TË PARTISË KOMUNISTE TË GREQISË (KKE)

NË TAKIMIN NDËRKOMBËTAR TË PARTIVE KOMUNISTE DHE PUNËTORE NË LENINGRAD PËR 100 VJETORIN E REVOLUCIONIT TË TETORIT 2 NËNTOR 2017

Të dashur shokë dhe shoqe përfaqësues të Partive Komuniste dhe Punëtore, ndjejmë emocione të veçanta që ndodhemi këtu në Leningrad, në takimin që organizon PK e Federatës Ruse, plotësisht 100-vjet që nga Revolucioni i Madh Socialist i Tetorit.

Ne vazhdojmë ta quajmë qytetin e Petrogradit, me emrin Leningrad, emër që morri për nder të udhëheqësit të revolucionit me rëndësi historike botërore që ndryshoi fatin dhe përparimin e njerëzimit, duke inauguruar fillimin e fundit të barbarizmit kapitalist dhe lindjen e një shoqërie të re. Themeluesin e shtetit të ri punëtor, të demokracisë së parë socialiste që njohu njerëzimi, pavarësisht se ky zhvillim u ndërpre në vitin 1991, pas gabimeve tragjike dhe dobësive duke lejuar restaurimin kapitalist.

Besimi ynë është i patundur se, gjithsesi, toka do të bëhet e kuqe, e kuqe nga jeta dhe krijimi i vërtetë dhe flamuri i kuq përsëri do të ngrihet në Leningrad, në Moskë, në të gjithë Rusinë dhe në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik, në Europë, Azi, Amerikë, Afrikë, Oqeani, në mbarë botën.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) ndihet shumë krenare, sepse ditën që flamuri i kuq zbritej nga Kremlini, pati guximin nëpërmjet gazetës së saj Rizospastis të bërtiste "Shokë, flamurin lartë! Shpresa gjendet në luftën e popujve!"

 

 

19 IMCWP

Shokë dhe shoqe

Studimi historik, vetë lufta klasore vërteton një konkluzion bazë dhe të përgjithshëm: Lufta për pushtet është objektive kur në skenën historike klasa që gjendet në pushtet përfaqëson formën social-ekonomike historikisht të vjetërsuar, ndërsa klasa e cila mund të pretendojë pushtetin përbën forcën lëvizëse të një formimi të ri, më të lart social-ekonomik.

Historia ka vërtetuar se në shoqëritë klasore përplasja e klasave është gjithmonë e dhunshme, pikërisht se, dhe vetë kuptimi dhe thelbi i pushtetit si dhe ta synosh atë, do të thotë imponim, dhunë. Përmbysjet në natyrën e pushtetit, vijnë vetëm me revolucione, d.m.th me lëvizjen e masave, nën kryesinë e çdo herë të asaj klase dhe udhëheqjen e partisë së saj, të përfaqësuesve të saj politik. Të tilla ishin të gjitha Revolucionet borgjeze dhe më pas ato proletare, ndërsa para revolucioneve borgjeze, prapë përmbysjet vinin përmes luftërave, me pushtime dhe superioritete ushtarake fisesh - popullsive që kishin mjete më të avancuara të prodhimit.

Në luftën për pushtet, si dhe në zhvillimin dhe dominimin e marrëdhënieve të reja shoqërore, progresi nuk është si një vijë e drejtë që evoluon gjithmon e në rritje, por me shumë zik-zake, me hapa të mëdha dhe regrese.

 

Shokë dhe shoqe

Duke pasur vetëdije të plotë për të gjitha të mësipërmet, njëkohësisht nuk duhet të na shpëtojë nga vëmendja mësimi më i madh i Revolucionit të Tetorit.

Që forca që vjen, klasa punëtore, me lëvizjen e saj revolucionare mund të udhëheqë çështjet e progresit shoqëror, të kalimit nga mënyra e vjetër e prodhimit dhe e organizimit të shoqërisë, që është kapitaliste, në atë të re, në komuniste.

Dhe kjo ndodhi në Tetor në Rusi. Brenda një kohe shumë të shkurtër, u hoqën prapambetje shekullore, mbijetesa para-kapitaliste. Arritjet në Rusinë Sovjetike dhe më pas në Bashkimin Sovjetik, u arritën në kushte të ndërhyrjeve imperialiste, të kërcënimeve të përhershme nga qendrat imperialiste, të minimit të prodhimit.

Nuk ka mënyrë për të na bindur se progresi i popullatës në territoret e mëdha të Perandorisë Cariste, niveli i përgjithshëm i tyre politik, do të ishte ai që është sot, në qoftë se nuk kishte fituar atëherë Revolucioni Socialist i Tetorit, në qoftë se nuk do të kishte filluar ndërtimi i socializmit. E njëjta që vlen edhe për shtetet e tjera të ndërtimit socialist në Europë, Azi dhe në Amerikë.

Arritjet e socializmit në BRSS nuk mundemi ti matim me gjendjen aktuale të klasës punëtore në kapitalizëm, si dhe nuk mundet të matim nivelin e kapitalizmit në shekullin e 21, të shekullit të 20-të, dhe madje edhe të shekullit të 19-të, me ato që dhanë marrëdhëniet kapitaliste të porsalindura në krahasim me ato që dhanë marrëdhëniet e porsalindura kapitaliste në shekujt e mëparshëm, që nga shekulli i 14-të në qendrat urbane të Italisë, edhe pse ato më pas pësuan një regres katastrofik.

Trendin e rritjes së shpejtë për të gjithë shoqërinë, për rritjen spektakolare të nivelit të mirëqenies sociale, na i jep vetëm përvoja e ndërtimit socialist. Në asnjë rast nuk mund të na japë një pamje të vërtetë të saj, në rrethanat e tanishme, ku, shkenca, njohuritë, kapaciteti i punës, produktiviteti, kanë arritur objektivisht në lartësi të ndryshme. Në përgjithësi, kritika borgjeze fsheh historinë e BRSS-së, që bëhet fjalë për hapat e para historike të fazës së papjekur të shoqërisë komuniste.

Sidomos këtë duhet ta njohin brezat e reja, të rinjtë dhe të rejat në vendet tona, që të mos bien lehtë në grackën e shtrembërimeve të qëllimshme që nxiten me një dozë të madhe fantazie gjoja shkencore. Sepse me siguri që historianët e ndryshëm që sot i shërbejnë kapitalizmit, e dinë mirë se shpërthimi i lëvizjes punëtore në mbarë botën, mbështetej fort në ndikimin që rrezatonin arritjet e Bashkimit Sovjetik për shumë dekada.

Megjithatë, ne komunistët e dimë se detyra jonë nuk është që të heshtim në lidhje me të metat e lëvizjes sonë, por ti kritikojmë ato hapur, që të shpëtojmë përgjithmonë prej tyre. Prandaj, në këto takimet tona, nuk kanë vend verbalizmat, vetëm fjalët e mëdha dhe “rroft-et”, por edhe shpalosja thelbësore e pikëpamjeve që do të kontribuojnë si në shqyrtimin e duhur të së kaluarës, por edhe në identifikimin e qartë të së sotmes, që të mundemi të bëjmë hapin e madh në të ardhmen.

Për këtë arsye përvoja e Tetorit është e pashtershme dhe veçanërisht aktuale. Kjo është ajo që duhet të kërkojnë të gjithë komunistët e botës, natyrisht të pasuruar edhe me përvojën e revolucioneve të tjera socialiste që pasuan në kushtet historike të përcaktuara në mënyrë rigoroze.

Fitorja e socializmit -si faza e parë e papjekur e komunizmit- kundër kapitalizmit tregojë se klasa punëtore, si klasa e vetme me të vërtetë revolucionare, kishte detyrë historike për të realizuar deri në fund detyrat kryesore:

- Të përmbysi, të shpartallojë shfrytëzuesit e saj, klasën borgjeze që është përfaqësuesi kryesor ekonomik dhe politik. Të shkatërrojë reagimin e tyre, të bëjë të pamundur çdo përpjekje për të rivendosur zgjedhën e kapitalit, skllavërinë me pagë.

- Të tërheqë dhe të çojë nën udhëheqjen revolucionare të partisë Komuniste, jo vetëm të gjithë proletariatin industrial, ose shumicën e madhe të tyre, por edhe të gjithë masën e punëtorëve dhe të shfrytëzuarve nga kapitali, nga monopolet. Ti ndriçojë, ti organizojë, ti edukojë, përmes vetë rrjedhës të një lufte të ashpër dhe përplasjes klasore me shfrytëzuesit.

- Në të njëjtën kohë duhet të eliminojë dhe të bëjë të padëmshme luhatjet e pashmangshme ndërmjet borgjezisë dhe proletariatit, ndërmjet pushtetit borgjez dhe pushtetit punëtor, që do të kenë shtresat e mesme të shoqërisë, nikoqirët e vegjël në bujqësi, në tregti, në industri, në shërbimet që kanë të bëjnë me çështje shkencore, por dhe punonjësit e shtetit, pra sektorë që kanë shumë njerëz në të gjitha vendet kapitaliste.

- Për suksesin e fitores mbi kapitalizmin janë të domosdoshme marrëdhëniet e sakta midis partisë udhëheqëse të ndryshimit revolucionar, Partisë Komuniste dhe klasës revolucionare, klasës punëtore por dhe në përgjithësi të së gjithë punëtorëve dhe të shfrytëzuarve. Vetëm Partia Komuniste, nëse ajo është me të vërtetë pararoja e klasës, në qoftë se ajo është e përbërë nga komunist të përkushtuar të cilët i çelikosi dhe i edukoj përvoja e luftës klasore revolucionare, nëse PK-ja ka arritur të lidhet fort me jetën e klasës së saj dhe nëpërmjet saj me të gjitha masat e të shfrytëzuarve dhe ka arritur ti frymëzojë kësaj klase dhe këtyre masave popullore mirëbesimin, vetëm atëherë një Parti e tillë është në gjendje të udhëheqë masat në luftën vendimtare kundër kapitalizmit, imperializmit.

-Proletariati vetëm nën udhëheqjen e një Partie të tillë është në gjendje të zhvillojë të gjithë forcën e sulmit të vet revolucionar, të asgjësojë rezistencën e të korruptuarve nga borgjezët të aristokracisë punëtore, sindikalistët e shitur dhe të komprometuar të reformizmit dhe oportunizmit dhe të çojë në fitore. Vetëm punëtorët dhe masa të tjera popullore që u çliruan nga skllavëria kapitaliste, të organizuar për herë të parë në histori në pushtetin e tyre punëtor, mund të zhvillojnë të gjithë iniciativën dhe veprimtarinë e tyre nëpërmjet institucioneve të reja të lindura në mënyrë revolucionare, siç ishin sovjetët në Rusi, të bëhet realitet pjesëmarrja në qeverisje, nga e cila ata janë të përjashtuar gjatë periudhës së pushtetit borgjez, pavarësisht nga iluzioneve që nxit borgjezia për gjoja pjesëmarrje. Klasa punëtore, duke marrë pjesë në organet e pushtetit nga poshtë gjer lartë, me vetë përvojën e saj mëson me të vërtetë të ndërtojë socializmin, të krijojë një disiplinë të re vullnetare shoqërore, formon për herë të parë në histori një bashkim të njerëzve të lirë, punëtorësh të shoqërisë së re, pa shfrytëzimin e njeriut nga njeriu.

- Pushtimi i pushtetit politik nga ana e proletariatit nuk ndalon luftën e tij klasore kundër klasës borgjeze, por në të kundërtën. E bën këtë luftë "jashtëzakonisht të gjerë, të tensionuar, të pamëshirshme", siç vinte në dukje edhe Lenini. Sidomos duhet ta ruajmë si  sytë e ballit shënimin që tashmë  është përvojë historike nga të gjithë ne, se çdo dobësi teorike ose pasaktësi e përgjithshme ideologjike - politike në shpërthimin e revizionistëve, oportunistëve, reformistëve, mund të çojë në rritjen e madhe të rrezikut të përmbysjes së pushtetit punëtor nga klasa borgjeze, pasi pikërisht këta do të përdoren të nesërmen, siç ka bërë historikisht jo pak herë, për kundërrevolucion.

-Formimi i strategjisë revolucionare nga çdo PK në vendin e saj, por dhe përpjekja që kjo të përqafojë Lëvizjen Komuniste Ndërkombëtare, është një parakusht themelor për marshimin e vërtetë fitimtar. Shfrytëzimi i përvojës gjigande të bolshevikëve në këtë drejtim, duhet të përbëj fener ndriçues-udhëzues, e pasuruar natyrisht me përvojën e të gjitha revolucioneve socialiste, me përvojën e çdo lëvizjeje revolucionare në vendin e vet. Duhet të na shqetësojë në thelb se përse nuk u asimilua dhe nuk dominojë kjo përvojë më pas, por dominuan dhe u pranuan të tjera, kritere të gabuara për përcaktimin e karakterit të revolucionit.

- Detyra e çdo Partie Komuniste, pasi sot ne jemi pikërisht në fazën e regresit të përgjithshëm, të bilancit negativ të forcave në shkallë ndërkombëtare por edhe në çdo rajon në veçanti, duhet të jetë tensioni i përgatitjes së klasës punëtore në secilin vend, çdo ditë, me punë të fortë ideologjike-politike dhe aktivitet klasor, për momentet e shpërthimit revolucionar që priten të vijnë. Sepse epoka jonë mbetet ende një epokë e kalimit nga kapitalizmi në socializëm. Epoka e përmbysjes së kapitalizmit u hap me Tetorin e 1917-ës, aty rruga u shënua, filloi epoka e revolucioneve socialiste. Prandaj tingëllojnë në veshët tanë fjalët aktuale të Leninit që fillimi u bë, por në cilin vend, proletarët e cilit vend do ta përfundojnë nuk përbën çështje kryesore. Kjo është arsyeja pse ne nuk e dredhim, nuk tërhiqemi. Për këtë arsye është bindja jonë e thellë se këtë projekt duhet ta përfundojmë.

 

Shokë dhe shoqe

100 vitet e Revolucionit Socialist të Tetorit e gjejnë Lëvizja Komuniste Ndërkombëtare, të përçarë thellësisht, me vështirësi të mëdha, duke qëndruar paksa e trullosur, duke e parë atë në përgjithësi, pavarësisht nga hapat e ndryshme pozitive të bëra në vende të veçanta, me përpjekje të pamohueshme të shumë udhëheqjeve pioniere dhe të organizatave të tëra në shtete të ndryshme.

Bashkimi i Lëvizjes Komuniste Ndërkombëtare në shekullin 21 duhet të bazohet në disa parime të patundura.

  1. Teoria jonë është marksizmi - leninizmi dhe internacionalizmi proletar. Roli i PK-së është i pazëvendësueshëm. Socializmi është në kohë dhe i nevojshëm si asnjëherë më parë në historinë e njerëzimit. Domosdoshmëria dhe aktualiteti i socializmit, karakteri i revolucionit në epokën tonë si revolucion socialist, nuk varet në bilanci aktual i forcave.

  2. Klasa borgjeze e ka humbur që para revolucionit të 1917-ës, rolin e saj progresist, tashmë ajo është në epokën reaksionit, të kapitalizmit monopol, d.m.th të imperializmit, kapitalizmi në fazën e tij të fundit është kapitalizmi që kalbet. Gjithashtu, siç e vërtetoj edhe përvoja e Tetorit, tashmë nuk ka më vend, për asnjë bashkëpunim-aleancë me klasën borgjeze, apo me pjesë të saj, në emër të mbrojtjes së demokracisë borgjeze, ose për të shmangur disa "forca luftëdashëse". Klasa borgjeze dhe pushteti i saj, si një e tërë, minojnë dhe shtypin shtresat punëtore popullore, arritjet që këto kishin, përgatisin luftëra edhe me «marrëveshjet e tyre për paqe». Aleanca e klasës punëtore me bujqit e varfër dhe me artizanët e vetëpunësuar është perspektivë për konsolidimin e luftës antikapitaliste – antimonopoliste, për socializmin.
  3.  Pyetjes reformë apo revolucion ne i përgjigjemi revolucion sepse asnjë organ i pushtetit borgjez nuk mund të bëhet njerëzor. Linja e socialdemokracisë që nga fillimi i shekullit të kaluar, deri në ditët tona ka dështuar “kok e këmbë”, shkaktoj dëme të mëdha, çojë në disfatë lëvizjen komuniste revolucionare, integrojë forca punëtore në sistemin shfrytëzues kapitalist, çoi në çarmatimin e forcave progresiste të evolucionit shoqëror.

  4. Ndërtimi socialist, si faza e parë e papjekur e shoqërisë komuniste, nxori në pah se cilat determinizma duhet të njohë pararoja revolucionare, të mos ti shkeli ato, për të hartuar me vetëdije dhe të eliminojë embrionin e kundërrevolucionit. Më konkretisht, e dëmshme për perspektivën dhe ndërtimin socialist është teoria dhe praktika e "socializmit me treg", edhe nëse kjo justifikon tolerancën ndaj marrëdhënieve kapitaliste apo në mbështetjen afatgjatë të prodhimit të vogël mallrave, ose në shpërndarjen afatgjate të produktit shoqëror me kritere tregtie. Që në të tre rastet, secila në veçanti, dhe të gjithë së bashku, minojnë planifikimin qendror, karakterin e drejtpërdrejtë shoqëror të prodhimit, karakterin shoqëror të pronësisë në mjetet e prodhimit, fund së fundit çojnë në minimin e pushtetit punëtor, riformojnë dhe zhvillojnë - forcojnë ato forca të përmbysjes kundërrevolucionare. Pra, në vend të fitores së komunizmit, do të kthehemi në kapitalizëm, siç ka ndodhur përfundimisht, në vitet 1991.

  5. Format dhe mënyrat që do të bëhet ky regres nuk ka dhe kaq rëndësi. Në ish-BRSS u bë gradualisht nëpërmjet shkarjes oportuniste me kalimin e kohës duke filluar që nga viti 1956 dhe shpërtheu dhunshëm në vitin 1991, me shpërbërjen përfundimtare të BRSS-së dhe të PKBS-së dhe ngjitjen në pushtet të forcave kapitaliste, duke ushtruar pushtetin me formën e demokracisë parlamentare borgjeze. Diku tjetër mund të bëhet ende në mënyrë graduale, duke mbajtur pushtetin e PK-së, por me një zhvillim të qartë të restaurimit kapitalist dhe të marrëdhënieve kapitaliste të prodhimit. Edhe pse kjo duket ose besohet sinqerisht se është një zgjidhje taktike e përkohshme, akoma dhe aty ku ende nuk kanë dominuar marrëdhëniet kapitaliste, së shpejti ato do të dominojnë, duke sjellë një valë të re të konfuzionit dhe frustrimit për forcat punëtore dhe popullore. Kjo linjë është fillimi i vdekjes për perspektivën tonë. Përvoja historike na tregon se problemet që u shfaqën në procesin e ndërtimit të socialist, u interpretuan në mënyrë të gabuar si dobësi që i ka nga natyra e planifikimi qendror. Zgjidhja për këto probleme u kërkua duke parë pas, domethënë në zgjerimin e tregut, në vend që të kërkohej përpara, drejt zgjerimit dhe forcimit të marrëdhënieve komuniste të prodhimit.

  6. Sot gjendemi në shekullin e 21-të, ku kapitalizmi në fazën e tij imperialiste, dominon në gjithë botën. Ato pak marrëdhënie socialiste –që kanë mbetur nga e kaluara socialiste– mbijetojnë ende në disa vende, kjo ndoshta është vetëm për të na kujtuar këngën e mjellmë të përpjekjes së parë të ndërtimit të socializmit që filloj në vitin 1917 dhe vazhdoi në vende të ndryshme gjatë shekullit të 20-të. Në fund të fundit, nuk është e mundur që në kuadrin e një sistem të ri e më të lartë shoqëror siç është socializmi-komunizmi, të bashkëjetojnë, të mbijetojnë për një kohë të gjatë, në thelb dy lloje të marrëdhënieve të prodhimit me forma të ndryshme: edhe ato kapitaliste shfrytëzuese edhe ato që do të çojë në eliminimin e të tyre, pra forma socialiste. Ose do të mbizotërojë njëra, ose tjetra. Edhe botëkuptimi jonë, dhe tashmë përvoja historike, kanë vërtetuar se bashkëjetesa e tyre, bëhet vetëm një mjet për kundërrevolucionin.

  7. Brenda kësaj situate komplekse, acarohen antagonizmat imperialiste. Kontrastet e mëdha për ndarjen e tregjeve, për kontrollin e burimeve natyrore, të rrugëve të transportit të energjisë, mallrave, për kontrollin gjeopolitik dhe ngritjen në pozita të secilit vend në rajon dhe më gjerë. Krijohen aleanca dhe blloqe të reja forcash të cilat çojnë në boshte dhe anti-boshte duke rritur rrezikun e konflikteve luftarake, jo vetëm në nivel lokal dhe rajonal, por dhe me mundësi shpërthimi të një lufte të përgjithshme imperialiste. Siç mendojmë e sigurta është se gjithsesi do të vazhdojnë luftërat dhe konfliktet lokale, me përfshirje të forcave më të gjera rajonale dhe qendrave të tjera imperialiste, të disave me përfshirje të drejtpërdrejtë ushtarake, dhe të disa të tjerëve përmes luftës diplomatike ose politike, apo ekonomike etj.

  8. Në këtë konflikt, Lëvizja komuniste Ndërkombëtare, çdo PK nuk mund të qëndrojë e shastisur. Ajo duhet të formojë linjën e saj të luftës për çdo vend, kontinent, në nivel ndërkombëtar. Linjë përmbysjeje të barbarisë imperialiste që sjell kriza ekonomike, varfëri, papunësi dhe luftëra, ose dhe "paqen" me armë në kok të popujve. Dhe kjo duhet të bëhet duke studiuar edhe përvojën historike, dhe me vetëdije të hidhen poshtë trajtime të gabuara të dekadave të mëparshme që çuan në çarmatim dhe shastisje më të madhe, përveç forcave pa efikasitet revolucionar brenda në shoqëri. Në çdo PK duhet të trajtohet linja për zhbllokimin e vendit, të popullit, nga ndërhyrjet ushtarake dhe luftërat imperialiste, duke mbrojtur sovranitetin dhe pavarësinë e secilit vend, linjë për disfatë të klasës borgjeze që sulmon një tjetër, në të njëjtën kohë linjë përmbysjeje kundër klasës borgjeze vendase, linjë që të çon në paqe të vërtetë dhe prosperitetin e popullit dhe jo në kthimin mbrapsht në emër të interesit kombëtar dhe në gjendjen e mëparshme, gjë që të vetmen që do të bëje është të përgatisë kriza të reja, ndërhyrje dhe luftëra. Paralelisht, përpunim dhe propagandim të parullave të duhura që do ta lehtësojnë dhe eskalojnë luftën popullore, do të përgatisin forca që në kushtet revolucionare ti drejtojnë forcat punëtore popullore të revoltuara në konflikt përmbysës dhe fitimtar kundër pushtetit kapitalist, që të marrin ato pushtetin.
  1. Një dinamikë e tillë nuk është e mundur të shfaqet si një oazë ekskluzivisht dhe vetëm në një vend të veçantë. Ky debat, në lidhje me atë se çfarë duhet të bëjmë, sot tek ne zhvillohet në sheshe, në demonstratat tona, në grevat tona, në qytete dhe fshatra, në fabrika, në vendet e punës, në institute dhe shkolla, në të gjitha shtetet e botës dhe kudo dilema që nxitet nga borgjezia dhe oportunistë është "të vetëm si do të mundemi, nuk është realiste"!Që ti mbyllësh gojën të gjithëve këtyre, të përgënjeshtrosh disfatizmin, i fatalizmin, nuk mund të bëhet nga dikush tjetër veç vetëm nga ana e lëvizjes komuniste, nga ne, nga ata dhe nga ato që besojmë në vizionin e luftës së Tetorit, në marksizëm-leninizëm.
  1. Arma jonë është internacionalizmi proletar, lufta jonë e përbashkët, solidariteti jonë klasor dhe shoqëror, e nevojshme përballë izolimit kombëtar dhe kozmopolitizmit imperialist. Parimi i internacionalizmit proletar është gjithashtu një sinjal i madh në 100 vjetorin e Revolucionit Socialist të Tetorit. Pa shprehjen dhe në mënyrë praktike të këtij internacionalizmi të së gjithë popujve ndaj revolucionit dhe pushtetit të ri atëherë sovjetik ndoshta nuk do të ishte e mundur fitorja.

Një mësim dhe konkluzion i vlefshëm.

 

Shokë dhe Shoqe,

Partia Komuniste e Greqisë (KKE), si dhe PK të tjera, lindi dhe u zhvillua nën ndikimin e Revolucionit Socialist të Tetorit. Në 2018-ën, plotësojmë 100-vjetorin nga Themelimi i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), një jete heroike dhe lufte. KKE përqendron kujdesin e saj në detyrimet ndërkombëtare dhe, siç është e ditur, kemi kërkuar që të organizojmë takimin e ardhshëm të 20-të të Takimeve Ndërkombëtare të Partive Komuniste dhe Punëtore, në 2018-ën, në Athinë, në qytetin nga ku filluan Takimet tona Ndërkombëtare.

Shokë,

Lart flamurin e kuq të socializmit - komunizmit!

Lart flamurin e marksizëm - leninizmit!