Lidhje me faqet e vjetra të PKG
Duan imunitet për sistemin e kalbur të pushtetit të monopoleve
Siç dihet në votimin e parë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, që u bë në parlament më 17/12/2014, kandidati i qeverisë ND-PASOK mori 160 vota, edhe pse mbështetja e nevojshme duhet të ishte të paktën 200 deputetë. Votimi do të përsëritet edhe dy herë më 23/12 dhe 29/12, ku në të fundit ka nevojë për mbështetjen e 180 deputetëve. Në rast të kundërt ecim drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Ndërkohë përmasa merr çështja e akuzave të një anëtari të partisë tjetër të krahut të djathtë ANEL, për tentativë mitosje në mënyrë që të votojnë PRO në votimet për Presidentin e Republikës. SYRIZA socialdemokratë akuzojë qeverinë se po përpiqet që të mitosi deputetë, ndërsa qeveria e krahut të djathtë ND dhe e PASOK-ut socialdemokrat akuzojnë SYRIZA-n për organizator provokacioni.
Dhimitri Kucuba, Sekretari i Përgjithshëm i KQ të KKE (Partisë Komuniste të Greqisë) , duke folur në Kongresin e 11-të KNE (Rinis Komuniste të Greqisë), u referua mbi zhvillimet se: "bëhet një përpjekje sistematike dita-ditës, siç e kanë gjithmon zakon, që të çojnë tonet e frazeologjisë mes tyre, të alarmizmit, me dyluftime të kokoshëve. Kur themi ne për dyluftime të kokoshëve dhe pseudo-konfrontime, nuk duam të themi se ata nuk kanë dallime për mënyrën e menaxhimit të krizës në favor gjithmonë të konkurrencës dhe përfitimit të kapitalit. Për këtë luftojnë të gjithë ata.
Kryesisht, e themi se që të dy, edhe bashkqeveria ND - PASOK edhe partia kryesore opozitare SYRIZA, parti të tjera, bëjë një përpjekje sistematike për çorientim, për të fshehur nga populli dhe nga rinia, cili është armiku i vërtetë, kundështari i vërtetë.
Përmes konfrontimit të përditshëm të qeverisë me SYRIZA, mbulohet kundërshtari.
Tregojnë si armik - kundërshtar vetëm koalicionin qeveritar të, Samaras dhe të Venizelos, të disa ministrave ose përfaqësues të Troikës ose kancelaren e Gjermanisë.
Disa flasin për gabime të drejtuesve, sikur thua se nuk ishte zgjedhja e tyre e vetë strategjike në favor të monopoleve, e rrugës kapitaliste të zhvillimit, integrimi në BE dhe NATO, e cila i udhëzojë ata që të ndjekin këtë politikë.
Përgjigjia më e zakonshme që japin ata në pyetjen për arkat e boshatisura të shtetit, për borxhet dhe defiçitet, është se e ka fajin sistemi klientel, rushfetet, marrëdhëniet e atyre që janë gjithmon me qeverinë, etj.
Kjo është përgjigja më e përhapur ndaj pyetjeve të drejta popullore dhe e përhapin me një mjeshtëri të madhe si qeveritarët, ashtu dhe opozita, duke hedhur fajet njëri mbi tjetrin, sidomos çdo herë ndaj partisë në pushtet, që të paraqitet më pas tjetëri si një zgjidhje alternative, që të qëndrojë ai në vend të kalifit.
Ne nuk mbështesim se ato që thonë ata nuk përbajnë dhe elemente të vërtetë, si për rushfetet, mitosjet, korrupsionet. E patë atë që u bë tani me akuzat për mitosje debutetësh. Kalbësia e sistemit është e dhënë. Blerja, dhe lojrat politike janë në rendin e ditës. Pasqyrojnë konflikte të acaruara në pjesë të klasës borgjeze, të grupeve të bisnesit, brenda vetë BE-së, të ndërthurura dhe me vetë stafin e tyre politikë.
Por, gjithë ky skandalitet e pengon popullin për të parë thelbin e problemit politik, e udhëzon atë të mbetet i bllokuar në ndryshime sipërfaqësore në brëndësi të sistemit borgjez, pa e shqetësuar aspak, sistemin e kalbur shfrytëzues, dhe të korruptuar të pushtetit të monopoleve".