Lidhje me faqet e vjetra të PKG
Dh. Kucuba: Nxjerrim konkluzione, bëhemi më të fuqishëm
Me kënaqësi të madhe i drejtohem, përmes faqeve të gazete historike, "Sovieckaja Rusia", punëtorëve të Rusisë, të vendit që "theu akullin", siç tha Lenini, dhe "hapi rrugën" e përmbysjes revolucionare të kapitalizmit dhe të ndërtimit të një shoqërie të re socialiste-komuniste.
Ato që bën me kundërrevolucionin dhe përmbysjet nuk i turbulluan sytë, vëmendjen dhe mendjen e komunistëve të Greqisë, të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE). Për këtë, më 28 Dhjetor 1991, vetëm pak orë pas heqjes së flamurit të kuq nga Kremlini, gazeta e PK të Greqisë (KKE) "Rizospasti", që është organi gazetaresk i KQ të PK të Greqisë (KKE), shkruante në faqen e parë titullin historik: "Shokë, mbajeni lartë flamurin! Shpresa gjendet në luftën e popujve"!
Në vitin 2017, që ishte përvjetori i 100-vjetorit të Revolucionit të Madh Socialist të Tetorit, lë një përvojë të pasur aktivitetesh për Partinë tonë. Partia jonë është dhe ajo një fryt i flakës revolucionare të Tetorit.
Në vendin tonë u realizuan qindra, aktivitete të rëndësishme politike dhe kulturore për të nderuar Revolucionin Socialist.
Në të njëjtën kohë, synuam, përmes aktivitetit tonë ideologjik dhe politik, përmes aktiviteteve në kuadër të sindikatave dhe organizatave të tjera masive popullore, duke mbrojtur të drejtën e klasës punëtore dhe shtresave të tjera të varfra, kundër politikave antipopullore, të nxjerrë në pah nevojën për një pushtet të punëtorëve, diçka që është kundërshtarja e vetme dhe e vërtetë përball barbarizmit kapitalist.
Komunistët e Greqisë dhanë beteja për të organizuar luftën e klasës punëtore, kundër qeverisë borgjeze të socialdemokracisë së "re", të SYRIZA-s, që qeveris vendin këto tre vitet e fundit, me mbështetjen e një partie të djathtë, ANEL-it, si dhe me mbështetjen e kapitalit, të BE-së, NATO-s dhe të SHBA-ve.
Në kushtet e vështira të një papunësie të lartë, që shkaktojë kriza kapitaliste, ku pati intensitet të terrorizmit të punëdhënësve në vendet e punës, represion qeveritar-shtetëror dhe minim të së drejtës për grevë, komunistët treguan veten e tyre më të mirë për organizimin e betejave të mëdha punëtore, të demonstratave, të grevave në shkallë të përgjithshme në të gjithë vendin.
Kjo luftë, pavarësisht nga disa fitore të arritura nga punëtorët në disa sektorë, si p.sh në ndërtim dhe në Zonën e Ndërtimit të Anijeve Detare si dhe në sektorë të tjerë, kanë forcuar edhe më tej pozitat e komunistëve, në përgjithësi të forcave klasore, të cilat luftojnë përmes radhëve të Front Militant Mbarpunëtor (PAME ). Forcat e klasore kanë fituar forca të reja. Sot këto forca përbëjnë forcën e dytë në lëvizjen sindikaliste dhe janë më mirë të organizuara.
Për më tepër, komunistët mobilizohen me aktivitet edhe brenda bujqve të varfër, të cilët në vitin 2017 kishin bllokuar rrugët kryesore të Greqisë për 40 ditë në 100 segmente rrugore, duke luftuar kundër politikave të qeverisë dhe BE-së, që i çon drejt shkatërrimit.
E njëjta gjë ndodh edhe me luftërat që bëjnë shtresat e mesme të qytetit, ajo e të vetëpunësuarve, por edhe ajo e grave dhe e të rinjve me prejardhje punëtore popullore.
Nuk është e rastësishme që Rinia Komuniste e Greqisë (KNE) në këto 4 vitet e fundit del forca e dytë më e madhe në mbarë vendin në shoqatat studentore me mbi 20%.
Komunistët, edhe nëse ata gjenden në Parlamentin Grek (KKE ka 15 deputetë), apo në Parlamentin Europian (ku KKE ka 2 eurodeputet), ose në radhët e mijëra demonstruesve ku marshuan shumë herë për të drejtat punëtore dhe popullore, ashtu si dhe jashtë bazave ushtarake të NATO-s dhe zyrave të tyre qendrore, mbajtën qëndrim të patundur kundër luftërave imperialiste, kundër pjesëmarrjes së Greqisë në to, kundër shndërrimit të vendit tonë në një bazë të promovimit të planeve të SHBA-së, NATO-s dhe BE-së në Lindjen e Mesme, në Afrikë, në Ukrainë, në Detin e Zi dhe në vende të tjera. Ata mbështetën shkëputjen nga NATO dhe BE-ja, nga çdo aleancë tjetër imperialiste, diçka që mund ta garantojë vetëm një qeverisje e punëtorëve në Greqi. Si dhe vetëm pushteti punëtor mund të garantoj se do ti vihet "pllaka e varrit" masave antipunëtore dhe antipopullore, duke socializuar (shoqërizuar) mjetet e prodhimit, duke ecur në planifikimin shkencor të ekonomisë dhe në kontrollin punëtor.
Se si Partia jonë do të bëhet më efektive në aktivitetin e saj, me këtë çështje u morr Kongresi i 20-të i Partisë sonë, i cili u mbajt në fund të muajt Mars 2017 dhe ku ne çuam akoma më lartë nivelin e arritjes. Vendosëm detyrë të menjëhershme forcimin e PK të Greqisë (KKE), që partia jonë të jetë e aftë, si një parti e përmbysjes sociale, të kryej me sukses rolin e saj historik në pararojë. Parti e aftë për të udhëhequr luftën e klasës punëtore dhe të të gjithë popullit, për riorganizimin e lëvizjes sindikaliste punëtore, promovimin e Aleancës Sociale në drejtim antimonopolist-antikapitalist, kundër luftës imperialiste, për pushtetin punëtor.
Sepse ne e njohim shumë mirë se Revolucioni i Tetorit nuk ishte as "aksident i historisë" dhe as një "grusht shteti shkatërrues" i bolshevikëve, siç thonë dhe shkruajnë borgjezët, por dhe as revolucion i "papjekur dhe i parakohshëm", siç thonë dhe shkruajnë të gjitha llojet e renegatëve, oportunistëve - aventurierëve.
Revolucioni i Tetorit ishte ngjarja me e rëndësishme e cila shënoi fillimin e epokës në të cilën klasa punëtore bëhet protagoniste e zhvillimeve dhe mund të shtyjë rrotën e Historisë, duke marrë pushtetin dhe duke organizuar marrëdhëniet e reja socialiste-komuniste të prodhimit, duke ndryshuar gjithë shoqërinë.
Ky vlerësim ka vlerë edhe për sot ku shohim që kapitalizmi, i cili gjendet në fazën e tij imperialiste, mbizotëron në të gjithë botën, pasi çdo marrëdhëniet socialiste që ende mbijetojnë në disa vende, janë vetëm mbetjet e përpjekjes së parë për ndërtimin e socializmit që filloi në vitin 1917 dhe vazhdoi në vende të ndryshme gjatë shekullit të 20-të.
Por socializmi mbetet të jetë nevojë e kohës, i domosdoshëm si asnjëherë më parë në historinë e njerëzimit. Dhe kjo, si dhe karakteri i revolucionit në epokën tonë si një revolucion socialist, nuk varet nga çdo herë bilanci i forcave, por rezulton nga jorrugëdaljet e kapitalizmit, nga fakti që parakushtet materiale për kalimin në një shoqëri të re janë të pjekura.
Sot, antagonizmat ndër-imperialistë acarohen edhe më tej. Ekzistojnë kontraste të mëdha për ndarjen e tregjeve, për kontrollin e burimeve natyrore, të rrugëve të transportit të Energjisë, mallrave, për kontrolle gjeopolitike. Krijohen aleanca të reja dhe forca mblidhen nëpër blloqe, duke rritur rrezikun e përfshirjes në luftëra.
Në këtë konflikt, Lëvizja Komuniste Ndërkombëtare, çdo Parti Komuniste, duhet të krijojë linjën e vet të luftës. Linjë për përmbysjen e barbarisë imperialiste që sjell kriza ekonomike, varfëri, papunësi dhe luftëra ose "paqe" me armë në kokën e popujve. Dhe kjo duhet të bëhet duke studiuar përvojën historike, duke hedhur poshtë opsionet e gabuara të dekadave të mëparshme të cilat çuan, përveç joefikasitetit, por dhe në çaktivizim, në telendisje më të madhe forcat revolucionare në shoqëri.
Siç tregoj edhe përvoja e Tetorit, por dhe i gjithë kursi i lëvizjes revolucionare punëtore në botë, nuk ka shteg për asnjë bashkëpunim - aleancë me klasën borgjeze as me të gjithën dhe as me ndonjë pjesë të saj, në emër të mbrojtjes së demokracisë borgjeze, "për të bërë kapitalizmin më njerëzor", për ndonjë fazë kalimtare drejt socializmit, ose me pretekstin e shmangies të disa "forcave ekstreme luftëdashëse."
Klasa borgjeze dhe pushteti i saj, minojnë dhe shtypin të drejtat dhe arritjet punëtore-popullore, përgatisin luftëra akoma dhe me "marrëveshjet e tyre për paqe". Aleanca e klasës punëtore me bujqit e varfër dhe artizanët e vetëpunësuar përbën perspektivë për konsolidimin e luftës antikapitaliste-antimopoliste, për socializëm.
Linja e socialdemokracisë që nga fillimi i shekullit të kaluar e deri në ditët tona dështoi pa asnjë fat, shkaktojë dëme të mëdha, udhëhoqi në humbje lëvizjen komuniste revolucionare, bashkoj forca punëtore me sistemin kapitalist të shfrytëzimit, çoi në çmontim forca progresiste të evolucionit shoqëror. Ja pse komunistët pyetjes reformë apo revolucion i përgjigjemi revolucion, sepse asnjë institucion i pushtetit borgjez nuk mund të bëhet më njerëzore. Kjo, si dhe roli i pazëvendësueshëm i PK-së, rezultojnë nga teoria jonë, e cila është marksizëm - leninizmit dhe internacionalizmi proletar.
Ndërtimi socialist, si faza e parë e papjekur e shoqërisë komuniste, theksoi se cilat janë parimet deterministe që duhet të njohë dhe të mos ti shkelë pararoja revolucionare, për të eliminuar në mënyrë të ndërgjegjshme dhe të planifikuar embrion e kundërrevolucionit. Më konkretisht, i dëmshëm për ndërtimin dhe perspektivën socialiste është teoria dhe praktika e "socializmit me treg", e cila në ish-BRSS u bë gradualisht nëpërmjet shkarjes oportuniste me kalimin e kohës duke filluar nga viti 1956 dhe shpërtheu me dhunë në vitin 1991, me shpërbërjen përfundimtare të BRSS-së dhe PKBS-së.
Përvoja historike sot na tregon se problemet që u shfaqën në kursin e ndërtimit të socializmit u interpretuan gabim si një dobësi e natyrshme që ka planifikimi qendror. Zgjidhja u kërkua duke parë mbrapa, domethënë në drejtim të zgjerimit të tregut, në vend që të kërkohej përpara, pra për zgjerimin dhe forcimin e marrëdhënieve socialiste- komuniste të prodhimit.
Sot, duke nxjerrë konkluzione të sakta nga Historia jonë, bëhemi më të fuqishëm. Pajisemi më mirë ideologjikisht dhe politikisht për betejat klasore që bëjmë por dhe për ato që do të vijnë. Arma jonë është internacionalizmi, është lufta jonë e përbashkët, solidariteti jonë klasor dhe komunist, diçka shumë e nevojshme ndaj izolimit kombëtar dhe kozmopolitizmit imperialist.
Partia Komuniste e Greqisë (KKE) e cila në vitin 2018 do të festojë 100-vjetorin e themelimit të saj, ka marrë radhën pas PKFR-së (Partisë Komuniste të Federatës Ruse) për kryerjen e Takimit Ndërkombëtar të Partive Komuniste dhe Punëtore. Ne do të synojmë që me Takimin e 20-të, i cili do të zhvillohet në Athinë, si dhe me forma të tjera, të kontribuojmë që lëvizja komuniste ndërkombëtare, e cila sot është e përçarë dhe përballet me vështirësi të mëdha, të bëje hapa në drejtim të riorganizimit të saj revolucionar, sepse vetëm në këtë drejtim gjendet perspektiva e saj.
I urojmë lexuesve të gazetës "Sovieckaja Rusia" shëndet dhe forcë përpara luftrave të reja të vitit 2018. E ardhmja jonë nuk është kapitalizmi, është bota e re e revolucioneve socialiste, e ndërtimit socialist-komunist.
I uroj të gjithëve dhe të gjithave një vite të mbarë!
U botua në dt.28/12/2017 - http://sovross.ru/articles/ 1644/37274