Lidhje me faqet e vjetra të PKG
Demonstratë masive e Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) në Ambasadën e SHBA-ve në Athinë
Të Premten, më 8 Dhjetor, Rinia Komuniste e Greqisë (KNE) realizoi demonstratë masive dhe marshim-proteste nëpër rrugët e kryeqytetit grek dhe arriti gjer në Ambasadën Amerikane.
Një deklaratën e saj, Zyra e Shtypit e Këshillit Qendror të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) denoncoi "Vendimin e SHBA-ve që shpall "kryeqytet të Izraelit" Jeruzalemin, si dhe të transferojë atje ambasadën Amerikane nga Tel-Avivi ku ndodhet aktualisht . Vendim i SHBA-ve hap rrugën për një krim të ri imperialist. Ky provokim i ri i "djallëzisht të mirit", siç e quajti Cipras Tramp-in, i hedh "benzinë zjarrit" për të bërë të pamundur mundësinë e krijimit të një shteti të pavarur Palestinez me kryeqytet Jeruzalemin Lindor, gjë që populli Palestinez lufton për shumë vite me radhë. Krimi kundër popullit Palestinez nga shteti kriminel i Izraelit ka përkrahjen e përhershme të SHBA-ve dhe BE-së". Rinia Komuniste e Greqisë (KNE) i bën thirrje rinisë "ta dënojë me vendosmëri torturimin e një populli të tërë, dhunën që ushtron shteti i Izraelit i cili mban mijëra të burgosur politik, duke ngritur mure turpi e duke bërë kolonializëm dhe okupim të vazhdueshëm të territoreve Palestineze. Të forcojë luftën për të ndaluar tani krimin kundër popullit Palestinez. Të forcohet solidariteti ndaj luftës së popullit Palestinez për krijimin e shtetit të tyre të pavarur dhe sovran, brenda kufijve të vitit 1967, me kryeqytet të tij Jeruzalemin Lindor. Që të ndaloj qeveria greke e SYRIZA-ANEL çdo bashkëpunim ekonomik dhe ushtarak me shtetin-kriminal të Izraelit, çdo pjesëmarrje në planet e imperializmit amerikan. Të ndaloj përfshirja e vendit tonë në planet e rrezikshme për popujt dhe rininë në rajonin e gjerë".
09.12.2017