Lidhje me faqet e vjetra të PKG
Deklaratë e Zyrës së Shtypit për përshpejtimin e procesit të zgjedhjes presidenciale
Zhvillimet e bëjnë të detyrueshme ndërhyrjen e menjëhershme popullore. Asnjë vonesë nuk nuk duhet të ketë në lëvizjen popullore, në emër të pritshmërisë për negociata, për votime në parlament dhe zgjedhjet e mundshme.
Përshpejtimi i zgjedhjeve për Presidentin e ri të Republikës është pjesë e planeve për shtim të ofensivës kundër popullit, me masat e reja barbare që avancohen, pavarësish nga zgjatja e memorandumit dhe kalimin në një fazë e re të mbikëqyrjes.
KKE (Partia Komuniste e Greqisë) e ka deklaruar qartë, kohë më parë se, nuk do të votojë Presidentin e Republikës, pavarësisht nga personi që do të propozohet, sepse roli kushtetues i këtij institucioni të veçantë ka të bëjë me ratifikimin e ligjeve anti-popullore që parlamenti dhe qeveritë aprovojnë.
Përmes këtij zhvillimi, qeveria e koalicionit ND-PASOK kërkon për të marrë konsensus të gjerë për zbatimin e politikave të reja anti-popullore, ndërsa SYRIZA është duke kërkuar që të ndërmarri ai menaxhimin dhe negociatat me huadhënësit, të cilat në çdo rast janë kundra popullit. Në çdo rast, planet e qeverisë për të gjetur 180 deputetë, por dhe SYRIZA për të gjetur 121, madje dhe në aleancë me deputetë "pro-memorandumit", synojnë që të transformojnë popullin në një shikues pasiv të zhvillimeve, të kërkojnë një negociator gjoja "më të mirë" brenda kuadrateve anti-popullore.
Atë që ka nevojë të menjëhershme populli është një lëvizje popullore e fortë, me aleancë të fortë popullore. Zhvillimet anti-popullore nuk mund të parandalohet nga qeveritë, që e njohin borxhin, që i pranojnë prangat e përhershëme të BE-së dhe që «çojnë dolli» për rimëkëmbjen e kapitalit, i cili bazohet mbi rrënojat e të drejtave popullore dhe kërkon rrënimin e çfarëdo të drejte që ka mbetur, për përfitim të interesave të mëdha të biznesit.
Duhet KKE e fortë kudo, edhe në zgjedhjet e ardhshme, sepse ajo është e vetmja kundërshtare e vërtetë ndaj monopoleve dhe BE-s të memorandumeve të përhershëme.
Sepse do të gjëndet përballë qeverive, të njërës formë menaxhuese ose të formës tjetër, të cilat jo që nuk e garantojnë rimëkëmbjen e humbjeve të mëdha të popullit , por i shërbejnë të njëjtës rrugë që po na çon në rreziqe akoma më të mëdha.
Sepse KKE është e vetmja forcë që, pa sbrapsje dhe përgënjeshtrime, do të dali përpara luftërave të popullit, që të vëmë pengesa ndaj masave të reja, për të luftuar për heqjen e të gjitha ligjeve aplikues dhe rikthimin e humbjeve që pati populli. Të hapim rrugdaljen e vetëme pro-popullore, e cila është të çlirohet njëherë e mirë populli dhe vëndi nga zinxhirët e BE-së dhe të borxhit, nga zinxhirët e monopoleve, të vijë populli në pushtet.
ATHINË 9/12/2014 ZYRA E SHTYPIT E KQ TË KKΕ