Lidhje me faqet e vjetra të PKG
DEKLARATA E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PARTISË KOMUNISTE TË GREQISË (KKE) DHIMITRI KUCUBA NË TUBIMIN KUNDËR VIZITËS SË BARAK OBAMA
Në tubimin e Athinës u gjend Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) Dhimitri Kucuba, i cili në deklaratë për përfaqësuesit e mediave tha:
"E presim me luftë Presidentin e SHBA-ve. Të një shteti imperialist, që ndër të tjera, veçanërisht në vitet e fundit me krizën ekonomike kapitaliste, udhëheqë sorrat e FMN-së, të cilat gjakosin edhe popullin grek. Një shteti që shkakton grushte ushtarake, ndërhyrje, luftëra imperialiste, nga Ukraina gjer në Mesdheun Lindor, në Lindjen e Mesme, në Afrikën e Veriut, në Azi, në Amerikën Latine. Të një shteti që vret civilë në këto vende, që shkakton valë të mëdha të refugjatëve, që rrënojnë dhe çrrënjosin mijëra dhe miliona njerëz nga shtëpitë e tyre, duke meruar dhe popullin grek, ishujt e Egjeut.
Duke u përballur me këtë sfidë edhe për të kaluarën e SHBA-ve, por edhe për të sotmen, me të gjitha ato që bëjnë, Partia Komuniste e Greqisë (KKE), lëvizja sindikale klasore, i gjithë populli grek dhe forcat paqedashëse kundërvënë me oshëtimë një JO të madhe, ndaj SHBA-ve, NATO-s, ndaj aleancës së tyre të ujqërve dhe të luftërave të tyre. Është e papranueshme, dhe e denoncojmë - edhe nga ky hap – qeverinë e herës së parë, gjoja, të majtë SYRIZA- ANEL që përpiqet me të gjitha mënyrat që të vendosi heshtjen e varrezave sot në Athinë. Përgjigjemi me militarizëm, ne jemi këtu, ne jemi në ballë, mblidhemi, protestojmë, sepse pikërisht nuk nënshtrohemi, nuk komprometohemi, nuk japim as tokë dhe as ujë për vrasësit e popujve"._
16.11.2016