Lidhje me faqet e vjetra të PKG
BE-ja dhe bashkësitë e tjera imperialiste një shekull pas veprës së Leninit "Për sloganin e Shteteve të Bashkuara të Europës"
Seminar Ndërkombëtar me temë "Një shekull pas botimit të veprës së V. I. Lenin "Për sloganin e Shteteve të Bashkuara të Europës", organizojë, në datën 10.12.2016 Grupi Euro-parlamentar i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) në Athinë, në përgjigje të thirrjes së Plenumit të Partive të "Iniciativës Komuniste Europiane".
Në seminar përshëndetje drejtoi Dhimitri Kucuba, Sekretar i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), ndërsa fjalimin hyrës e bëri Kosta Papadhaki, anëtar i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) dhe Euro-deputet i Partisë.
Në këtë Seminar, i cili vjen që të ndriçojë zhvillimet bashkëkohore, komplekse dhe serioze për punëtorët, që lidhen me çështjet e bashkësive ndërshtetërore kapitaliste dhe marrëveshjet, morën pjesë 20 Partitë Komuniste dhe Punëtore të mëposhtme.
Partia e Punës e Austrisë, PK e Venezuelës, Partia e Re Komuniste e Britanisë, Partia e Unifikuar Komuniste e Gjeorgjisë, PK në Danimarkë, PK e Greqisë (KKE), Partia e Punëtorëve e Irlandës, PK e Popujve të Spanjës, PK në Itali, Lëvizja Socialiste e Kazakistanit, PK e Punëtorëve e Bjellorusisë, Fronti Socialist Popullor i Lituanisë, PK e Meksikës, PK e Norvegjisë, Partia Punëtore Hungareze, Bashkimi i Komunistëve të Ukrainës, Partia Komuniste Punëtore e Rusisë, Partia e Re Komuniste e Jugosllavisë, PK e Suedisë, PK në Turqi.
12.12.2016