Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Asnjë mbështetje për shtetin – vrastar. Solidaritet me popullin Palestinez

Një mesazh të fuqishëm solidariteti nga Athina dhe dhjetëra qytete nga e gjithë Greqia dërgoi populli, punëtorët, të rinjtë dhe njerëz nga të gjitha moshat për popullin heroik Palestinez që po lufton një betejë për jetë a vdekje, ditën e diel 24/8, në tubimet-demonstrata të thirrura nga Fronti Militant Mbar-punëtorë (PAME).

«Ne jemi me ata që luftojnë për jetë, drejtësi dhe liri», theksoi në fjalimin e tij Valsamos Sirigos, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Ndërtuesve, dhe shtoi: «Populli Palestinez dëshmon se nëse një popull është i vendosur, dhe zbathur po të jetë ai mund të përballet me makinerinë më vdekjeprurëse të botës dhe të arrijë të rezistojë dhe të qëndrojë në vendin e tij për tashmë dy vite.» Në tubimin e Athinës u gjend edhe Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucubas, i cili në deklaratat e tij, theksoi: «Është e papranueshme që qeveria greke të mbështesë gjenocidin dhe urinë e popullit palestinez, duke forcuar me aleatët e saj një kriminel lufte. Duhet të ndalet menjëherë, të ndërpritet çdo bashkëpunim me shtetin – vrastar. Të njihet shtet i lirë palestinez brenda kufijve të vitit 1967 bazuar në vendimin unanim të Parlamentit të Greqisë në vitin 2015.»

Athens

Thessaloniki