Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Aktiviteti i përbashkët dhe koordinimi i Partive Komuniste në kushtet e pandemisë

Botuar në gazetën "RIZOSPASTI" më 23/5/2020

 

Telekonferenca e suksesshme, kohët e fundit, e Partive Komuniste dhe Punëtore që bashkëpunojnë në kuadrin e Iniciativës Komuniste Europiane, në të cilën morën pjesë 24 parti nga shumë shtete të Europës, përbëri një formë të re në shkëmbimin e pikëpamjeve dhe në koordinimin e aktivitetit të tyre.

Tregoi se PK-të munden të përdorin me sukses forma të ndryshme, kur, në kushte të pandemisë, kontakti i drejtpërdrejtë i përfaqësuesve të tyre, ftesat për kongrese dhe konferenca, pengohen. Lufta klasore nuk ndalet, gjë që e bën të domosdoshme shkëmbimin e pikëpamjeve midis PK-ve, qartësimin e pozicioneve të tyre, koordinimin e aktivitetit të tyre dhe synimin për të shënuar një strategji revolucionare. Në asnjë nga këto nuk mund të bëjmë "lëshime" në kushtet e pandemisë, e cila përshpejtoi një krizë të re globale ekonomike të kapitalizmit. Sigurisht, PK-të janë të detyruara të përshtatin konkretisht format e kësaj pune të tyre, pasi takimet ndërkombëtare, rajonale dhe dypalëshe nuk janë të mundshme me prani fizike.

 

Forma e Deklaratave të Përbashkëta të PK-ve

Një formë e testuar bashkëpunimi dhe koordinimi mes PK-ve janë Deklaratat e Përbashkëta. Përmes formulimit të teksteve të Deklaratave të Përbashkëta sqarohen vlerësimet, në të cilat çdo PK ka arritur në përfundim për një çështje ose një tjetër, si dhe vendosen qëllimet e luftës së partive për zhvillimin e aktivitetit të përbashkët.

Ky proces mbetet i rëndësishëm, pavarësisht faktit se shumë Parti Komuniste dhe Punëtore janë aktualisht të dobëta, ose veprojnë në kushte gjysmë të paligjshme ose të përndjekjeve të egra, ose nuk kanë dhe të gjitha mjetet e duhura në dispozicion të tyre, që Partia Komuniste e Greqisë (KKE) dhe disa parti të tjera i kanë, për të luftuar me qëllime të përbashkëta që formulohen.

Që lëvizja komuniste ndërkombëtare të dalë nga kriza ideologjike-politike dhe organizative, në të cilën gjendet veçanërisht në dekadat e fundit, është i domosdoshëm si forcimi i gjithanshëm i saj në çdo shtet dhe rajon, ashtu dhe koordinimi i luftës së përbashkët dhe formulimi i strategjisë revolucionare në niveli ndërkombëtar. Procesi i shkëmbimit të pikëpamjeve, lufta e pikëpamjeve të ndryshme përkatëse për çështje serioze, në kontekstin e përgatitjes dhe publikimit të deklaratave të përbashkëta mund të kontribuojnë në drejtimin e mësipërm.

 

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) dhe Deklaratat e Përbashkëta kohët e fundit

Në kohët e fundit mes pandemisë, KKE nënshkroi 5 Deklarata të Përbashkëta të partive Komuniste dhe Punëtore, disa prej të cilave u miratuan me iniciativën e KKE, ndërsa të tjera me iniciativën e partive të tjera dhe u mbështetën nga Partia jonë, e cila synoi, siç e pa të nevojshme, të kontribuojë në përmirësimi i përmbajtjes së tyre. Të gjithë këto Deklarata u botuan në gazetën e KKE, "Rizospastis". Këto Deklarata ishin:

1 / Për «Masat e menjëhershme për të mbrojtur shëndetin dhe të drejtat e popujve», që i referohej situatës globale të krijuar me pandeminë dhe kriza kapitaliste që pason. Iniciativa për këtë u mor nga KKE dhe u nënshkrua nga 87 parti komuniste dhe punëtore.

2 / «Për solidaritetin me Kubën», ku PK-të dënojnë bllokadën kriminale amerikane të Kubës. Iniciativa u mor nga AKEL dhe u nënshkrua nga 73 parti komuniste dhe punëtore.

3 / Për «150-vjetorin nga lindja e V.I. Leninit», ku me rastin e këtij përvjetori shprehen pozicione të rëndësishme për figurën udhëheqëse të Leninit, të cilat lidhen me çështje serioze ideologjike dhe politike të lëvizjes komuniste. Iniciativa u mor nga KKE dhe u nënshkrua nga 93 parti komuniste dhe punëtore.

4 / «Për Ditën Botërore të Klasës Punëtore», që u botua në 1-Majin e sivjetshëm. Iniciativa u mor nga Partia Komuniste e Kurdistanit dhe u nënshkrua nga 41 parti komuniste dhe punëtore.

5 / «Në emër të lirisë, paqes dhe të vërtetës - Kundër Fashizmit dhe Luftës», që u botua për 75-vjetorin e Fitores Antifashiste. Iniciativa u mor nga Partia Komuniste Portugeze dhe u nënshkrua nga 86 parti komuniste dhe punëtore.

 

Jo çdo gjë që shkëlqen është flori

Mund të thoshim se thënia e Leninit, i cili shënonte se «para se të bashkohemi, dhe që të bashkohemi, duhet në fillim të caktojmë kufijtë njëherë e mirë dhe në mënyrë të prerë» (*), përshtatet sot edhe në çështjet e pozicioneve të përbashkëta të partive. Periudha e pandemisë rezultoi shumë e "dendur" në ndërmarrjen e iniciativave për nxjerrjen e Deklaratave të Përbashkëta. Përveç 5 Deklaratave të Përbashkëta të mësipërme, edhe parti të tjera gjithashtu morën iniciativa të ngjashme. Kjo nuk do të thotë se të gjitha ishin në gjendje të pranoheshin dhe të mbështeteshin nga Partia jonë, në emër të një "uniteti" sipërfaqësor të lëvizjes komuniste ndërkombëtare. Një "unitet" i tillë jo vetëm që nuk është i nevojshëm, por është dhe i dëmshëm për lëvizjen komuniste, pasi nuk qartëson çështje të rëndësishme.

Diskutimi i këndvështrimeve të ndryshme, marrëveshja dhe mosmarrëveshja, konfrontimi në mënyrë shoqërore mbi çështje serioze ideologjike-politike me rëndësi strategjike është i domosdoshëm dhe do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme. Përmes këtij procesi dhe përdorimit të përvojës që jep lufta klasore, do të jepen stimuj për arritje më thelbësore të parimeve të botëkuptimit tonë dhe metodologjisë Marksiste-Leniniste, përpunimet e PK-ve do të pasurohen dhe kjo kërkon këmbëngulje të madhe.

Disa parti, të cilat ndërmorën iniciativa për deklarata të përbashkëta, që në fillim kanë mohuar kontributin e partive të tjera për formësimin e teksteve të paraqitura prej tyre. Përkundrazi, Partia Komuniste e Greqisë (KKE), si dhe partitë e tjera, të cilat ndërmorën iniciativat e mësipërme dhe u mbështetën nga Partia jonë, i hollën tekstet e para që propozuan për këshillim. Qëndruan shumë të kujdesshëm përballë propozimeve të shumta nga partitë e tjera. Pranuan vërejtjet thelbësore, të cilat e përmirësuan përmbajtjen e tekstit të parë. Disa parti nuk lejuan një proces të tillë për tekstet e tyre, ku njëkohësisht në to mbeteshin qëndrime shumë problematike, siç janë p.sh qëndrime që shfajësojnë menaxhimin socialdemokrat të sistemit kapitalist, duke i atribuuar të gjitha problemet në menaxhimin neoliberal.

As, natyrisht, që nuk është e mundur që KKE të pranojë thirrje qorre dhe të dëmshme nga parti që i bëjnë thirrje SHBA-së që të "pajtohet" me të drejtën ndërkombëtar, siç bëri PK e Spanjës, sikur nuk kemi të bëjmë me fuqinë më të madhe imperialiste në planetin tonë, por me një "vajzë adoleshente" e cila është "joshur" dhe pret nga PK-të që ta kthejnë në "rrugën e mbarë" të "respektimit të drejtësisë ndërkombëtare". Të asaj "drejtësie" që sot legjitimon ndërhyrjet imperialiste dhe ngarkon organizmin imperialist të NATO-s për ta zbatuar atë në raste të ndryshme. Sigurisht, nga një parti që është e zhytur dhe e bërë eksperte e rrymës oportuniste të Eurokomunizmit për dekada të tëra, që ka hequr dorë nga parimet revolucionare, që shtetin dhe ligjin e sheh në formë joklasore dhe ka rrëshqitur në menaxhimin e kapitalizmit në shtetin e saj, do të ishte e vështirë të prisnim diçka tjetër.

Nuk munguan përpjekje që të dalin tekste Deklaratash të Përbashkëta, që të firmosen jo vetëm nga Partitë Komuniste dhe Punëtore, por edhe nga forcat e tjera të ashtuquajtura "të majta", të cilët shfaqen p.sh. të solidarizuar me popullin e Venezuelës dhe kundër planeve të SHBA-ve, por, në të njëjtën kohë ata mbështesin planet e ngjashme, veçanërisht të BE-së imperialiste.

Madje ka pasur përpjekje që PK-të të nënshkruajnë tekstet jo vetëm me forcat borgjeze "të majta", por edhe me forcat politike të krahut të djathtë. Në emër të "shpëtimit të njerëzimit", ose atë të respektimit të së "drejtës ndërkombëtare". Një përpjekje e tillë për çështjen e pandemisë, u bë nga Partia Komuniste e Kinës. Sipas fjalëve të Andrei Klimov, senator dhe anëtar i Presidencës së partisë së qendrës së djathtë të «Rusisë së Bashkuar», ishte një iniciativë e përbashkët e dy partive qeverisëse të Kinës dhe Rusisë, e cila thuhet se është nënshkruar nga më shumë se 200 parti nga e gjithë bota. Edhe pse lista e plotë nuk është publikuar kurrë zyrtarisht, lajme të ndryshme për tekstin në fjalë thonë se në mesin e këtyre partive janë shumë parti borgjeze nga Azia, Afrika, Amerika, politikëbërës që i shërbejnë interesave të kapitalit dhe janë përgjegjës për politikën e tregtimit të Shëndetësisë, të financimi të ulët të sistemeve publike etj. Mbi të gjitha, në këtë Pozicion konkret të Përbashkët nuk ka asnjë referencë për barbarinë kapitaliste, d.m.th., për shkakun e situatës që shkakton pasoja të rënda kundër popujve, as, natyrisht, për qëllimet e nevojshme të luftës për zhvillimin e aktivitetit të përbashkët. E si do të ishte e mundur diçka e tillë? Pasi dihet që në Kinë marrëdhëniet kapitaliste të prodhimit kanë mbizotëruar për vite me radhë, dhe Rusia e sotme është një produkt i kundër-revolucionit dhe restaurimit kapitalist.

Midis partive që nënshkruan një tekst të tillë, duket se gjenden edhe parti komuniste të cilat, natyrisht, marrin përgjegjësi për zgjedhjet e tyre. Por është e rëndësishme të theksohet se shumë PK kanë mbajtur qëndrim për Kinën dhe Rusinë e sotme që tashmë luajnë një rol të rëndësishëm në "piramidën" globale imperialiste, pasi intensifikohen kontradiktat ndër-imperialiste me SHBA-në.

Të sa më sipërmet tregojnë se jo të gjitha përpjekjet për të nxjerrë Deklarata të Përbashkëta, kishin dhe kushtet e nevojshme për t'u quajtur kontribut në forcimin e lëvizjes komuniste ndërkombëtare. Siç themi shpesh herë në raste të ngjashme "Jo çdo gjë që shkëlqen është flori".

 

Rëndësia e regjistrimit të qëllimeve të përbashkëta luftarake

Komunistët nga shtete dhe rajone të ndryshme mund të luftojnë në çdo shtet të veçantë. Mund të mbeten qasjet e ndryshme për çështje me rëndësi strategjike, por ka rëndësinë e vet përpjekja kolektive dhe fakti se në deklaratat e përbashkëta vendosen të njëjtat qëllime:  përmbysja e barbarisë kapitaliste, ndërtimi i shoqërisë së re socialiste – komuniste. Pra, do të duhet, që të provojnë çdo mënyrë të mundshme bashkëpunimi dhe koordinimi edhe në kushtet e pandemisë, aq më tepër dhe mënyrën e sprovuar të Deklaratave të Përbashkëta, të cilat nxjerrin konkluzione të përbashkëta, dhe synime për luftën, që kontribuojnë në aktivitetin e përbashkët në nivel ndërkombëtar në interes të klasës punëtore dhe popujve.

 

Elisheos Vagjenas

Anëtar i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE)

Përgjegjës i Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të KQ të KKE

 

 

(*) V. I .Lenin: Broshura «Ç’të bëjmë? Çështje të ngutshme të lëvizjes sonë», Drejtoria e botimeve të klasikëve të Marksizëm – Leninizmit pranë KQ të PPSH, Tiranë, 1955, faqja 24.