Lidhje me faqet e vjetra të PKG
AS TOKË, AS UJË PËR KRIMINELËT E POPUJVE!
SHPALLJE E ZYRËS SË SHTYPIT TË KQ TË PARTISË KOMUNISTE TË GREQISË (KKE) PËR VIZITËN E PRESIDENTIT TË SHBA-ve NË GREQI BARAK OBAMA
Më 15 Nëntor 2016, Komiteti Grek për Tensionet Ndërkombëtare dhe Paqen (EEDYE), sindikatat klasore dhe organizatat e tjera popullore do të kryejnë në Athinë dhe qytete të tjera të Greqisë demonstrata masive anti-imperialiste me shkak vizitën e Presidentit amerikan Barka Obama në Greqi.
Për këtë çështje, Zyra e Shtypit e KQ e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) lëshoi shpalljen e mëposhtme:
Partia Komuniste e Greqisë (KKE) i bën thirrje punëtorëve, rinisë, gjithë popullit grek për të "mirëpritur" me luftë presidentin e SHBA-ve, Barak Obama, i cili viziton vendin tonë, në një kohë kur intensifikohen planet agresive të NATO-SHBA-BE në rajonin tonë, me përfshirjen aktive të Greqisë dhe me rreziqe të mëdha për popullin grek dhe popujt e tjerë të rajonit. Të marrë pjesë masivisht në demonstratat e organizuara nga EEDYE (Komiteti Grek për Tensionet Ndërkombëtare dhe Paqen), PAME (Fronti Militant Mbar-punëtor) dhe të organizatave të tjerë të lëvizjes punëtore-popullore dhe të rinisë.
Qeveria e SYRIZA - ANEL është e ekspozuar ndaj popullit grek, jo vetëm për shkak se po shtron "tapetin e kuq" dhe është duke u përgatitur për të mirëpritur liderin e një fuqi imperialiste, që është përgjegjëse për luftërat, ndërhyrjet, vdekjen e civilëve dhe të valëve të njëpasnjëshme të refugjatëve, por edhe për shkak se ajo po mashtron duke thënë: se nga vizita e Obamës mundet gjoja të vinë përfitime për popullin grek, të tilla si p.sh një ndërhyrje amerikane për zgjidhjen e borxhit grek.
Realiteti është krejt ndryshe. Vizita e presidentit të SHBA-ve në Greqi është e përqendruar në pjesëmarrjen e mëtejshëm të vendit tonë në planet e rrezikshme imperialiste në rajon, nga Siria, Iraku dhe Libia deri në Detin e Zi dhe Baltik, në kontestin e konkurrencës me forca të tjera imperialiste duke u fokusuar në kontrollin e burimeve prodhuese, tregjeve dhe korridoreve me vlera strategjike.
Mprehje e kontradiktave dhe antagonizmave ndër-imperialiste duken edhe në luftën që është duke u zhvilluar në Siri, në Irak, në Ukrainë dhe mund të shkaktojë holokaus të vërtet për popujt e Europës dhe në përgjithësi. Politika agresive imperialist e SHBA-ve do të vazhdohet edhe me presidentin e ri Donald Trump, pavarësisht nga disa dallime taktike. Ashtu siç do të vazhdohej edhe nëse presidente do të ishte zgjidhur Hilari Klinton.
Qeveria e SYRIZA-ANEL, me shumë zell të madh dhe me mbështetjen e ND-së dhe të së gjitha partive të tjera, ka mbështetur deri më sot të gjitha vendimet e NATO-s që çojnë në përshkallëzimin e konkurrencës me Rusinë dhe në gjendjen e gatishmërisë luftarake. Mbështeti vendimet e Mbledhjes së Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s, ofron ishujt grekë për krijimin e bazave të NATO-s, ka legjitimuar praninë e NATO-s në Detin Egje, me pretekstin e trajtimit të rrjedhës së refugjatëve. Ndërsa, në të njëjtën kohë e fsheh nxitjen përçarëse de facto të Qipros, nëpërmjet një plani të tipit "Anan".
Orientimi euroatlantik i qeverisë SYRIZA-ANEL kamuflohet me parullën e "politikës së jashtme shumëdimensionale" dhe se qeveria po përpiqet të luajë rolin e ndërmjetësit mes qendrave ndërluftuese imperialiste (SHBA-BE-Rusi), duke i shërbyer objektivit të kapitalit grek për të përmirësuar pozicionin e tij në rajon.
Nga këto zhvillime, vetëm rreziqe të reja mund të lindin për popullin grek dhe sovranitetin e vendit. Prandaj populli duhet të jetë në gatishmëri dhe vigjilencë militante. Ai ka, tashmë, përvojë të madhe për të mos besuar se gjoja pjesëmarrja e Greqisë në organizmat dhe planet imperialiste, përbën një faktor stabiliteti dhe paqeje. Që nga çasti që pikërisht këto organizma janë përgjegjëse për luftërat, refugjatët, për mbështetjen e kriminelëve të "Shtetit Islamik", për rindarjen e kufijve si dhe për nxitjen e provokimit dhe agresionit turk.
Qëndrimi, i cili në thelb thotë se të gjitha të mësipërmet justifikohen, në qoftë se do të ketë një marrëveshje për ndërhyrjen amerikane në çështjen e lehtësimit të borxheve, e cila do të hapë rrugën për rimëkëmbjen ekonomike, është një qëndrim i papranueshëm, i rrezikshëm dhe duhet të refuzohet nga populli grek.
Ky qëndrim fsheh se çështja e borxhit është e lidhur direkt me rivalitetet midis qendrave të fuqishme kapitaliste (kryesisht SHBA - Gjermani), që i përket ecurisë së eurozonës, në bazë të vështirësive që has rimëkëmbja kapitaliste. Kundër, sigurisht, që të paktën nuk i mohon masat antipopullore, ristrukturimet që promovohen në kurriz të popullit.
Vizita e Obamës, në ditët e kremtimit të kryengritjes Politeknikumit kundër diktaturës ushtarake që u imponua me mbështetjen e SHBA-ve dhe NATO-s, përbën një sfidë për popullin dhe të rinjtë. SYRIZA si opozitë, vite më parë, fjalën "e udhëzuar nga amerikanët" e fshinte nga krahu i fjalës "juntë", dhe tani si qeveri falenderon SHBA-të për ndërhyrjen e tyre në çështjen e borxhit dhe të negociatave për memorandumin e tretë.
Më shumë provokatore është se qeveria e SYRIZA-ANEL, me maskën e "majtë" përpiqet të ç’fajësoje dhe për të legjitimojë politikën e SHBA-ve, duke pështyrë mbi kujtesën historike dhe vetëdijen e përgjithshme të popullit grek.
Tani, më shumë se kurrë më parë, kërkohet lëvizje punëtore-popullore, solidaritet ndërkombëtar, kundër planeve imperialiste dhe përfshirjen e Greqisë, kundër sistemit që krijon kriza, luftëra, varfëri, refugjatë:
- Të mbyllen të gjitha bazat e NATO-s në Greqi.
- Të iki NATO nga deti Egje.
- Të kthehen forcat ushtarake greke nga misionet e NATO-s dhe të BE-së.
- Shkëputje e Greqisë nga NATO dhe BE, nga të gjitha organizmat imperialiste.
- Solidaritet ndaj viktimave të luftërave që ekzistojnë hapësira njerëzore për strehim të përkohshëm dhe lëvizje të sigurt në shtetet e destinacionit të tyre.
- Të hiqen të gjitha ligjet antipunëtore – antipopullore të memorandumeve, të rimerren të gjitha humbjet e mëdha financiare për shtresat popullore, të hapet rruga për zhvillimin në dobi të popullit, me fshirjen e njëanshme të borxhit, socializimin (shoqërizimin) e pasurisë që prodhon populli, me klasën punëtore, me popullin, në pushtet.
POPULLI TË MOS E DERDHI GJAKUN E TIJ PËR INTERESAT DHE ANTAGONIZMAT E IMPERILISTËVE !
ATHINË 12/11/2016 ZYRA E SHTYPIT E KQ TË PARTISË KOMUNISTE TË GREQISË (KKE)