Lidhje me faqet e vjetra të PKG
95 vjet lufte dhe sakrifica të KKE
Edukohemi dhe vazhdojnë për popullin, me qëllim socializmin
Shpallje e Komitetit Qendror të KKE
17 Nëntor 13
Sot, Partia Komuniste e Greqisë ka mbushur plot 95 vjet qe prej ditës të kongresit te parë themelues qe u zhvillua më 17 - 23 Nëntor 1918 (4-10 Nëntor me kalendarin e vjetër), me emrin Partia Socialiste Puntore e Greqisë (SEKE).
Me ditëlindjen e sotme, Partia Komuniste Greke hyn në një pesëvjecar simbolik, atë që e çon në pervjetorit - stacion të 100 vjeçarit te saj, në vitin 2018.
KKE është i vetëdijshëme për përgjegjësitë e rënda që ka ndaj klasës punëtore, njerëzve që vuajn: Me rimëkembjen e lëvizjes punëtore dhe forcimin e Aleancës Popullore të pergjigjet edhe ne detyrën e mbrojtjes të pretendimeve të së drejtave punëtore, popullore, nevojat e të rinjve, edhe në detyrën e luftës për përmbysjen e sistemit kapitalist shfrytëzues, për të ndërtuar një shoqëri socialiste - komuniste. Përmbysja e ndërtimit të socializmit, restaurimi kapitalist kundër- revolucionar në vëndet ish-socialiste nuk do të thotë dhe fundin e luftës së klasave, revoltave popullore ose revolucioneve. Humbja e përkohshme ofron përvojë, gabimet e bëra nuk kompensohen me natyrën kriminale të kapitalizmit në fazën e tij imperialiste. Socializmi heci një hap të madh mbrapa, por kapitalizmi nuk ka të ardhme. Shekulli i 21-të do të jetë shekulli i revolucioneve të reja, në rrugën e pamposhtur te socializem - komunizmit.
Komiteti Qendror shpall si objektiv, pesëvjecarin qe vjen, përhapjen e Programit të KKE për socializmin, zbulimin e kalbesisë dhe barbarizmit modern të kapitalizmit ndaj klasës punëtore dhe të forcave popullore, veçanërisht për të rinjt dhe të rejat. Shpall si objektiv të veçantë ideologjik - acalimin politik dhe organizativ te KKE – dhe Rinisë te saj, Rinis Komuniste Greke- KNE , si partia e përmbysjes revolucionare.
Brënda pesvjecarit dhe para përvjetorit - Stacion 100 vjeçar, do të zhvillohet Kongresi i 20-të i Partisë si dhe Kongresi e 11-të i KNE.
K.Q, në drejtim edhe me vendimet politike të Kongresit të 19-të, kërkon të arrijë në Kongresin e 20-të të partis me seksione te realizuara dhe me perparim te dukshem ndaj objektivave:
- Parti me themele në moshat produktive, se pari ne punëtorë dhe punëtore të industris, të punëtorëv të rinj ose jo - nga familje punëtore-popullore, pa dallim racor ose dallim tjeter .
- Partia me komunistë revolucionar, të vetepunesuarit lidhen me pjesët më perparimtare luftarake të fermerëve në fshat dhe te vetëpunësuarve në qytete.
Parti të aftë, që me forcën e ideve komuniste dhe dinamikën e luftës së klasave për socializëm, të frymëzoj shkencëtarët e rinj dhe artistët, veçanërisht punonjësit, ata të cilët kujdesen për punëtorët dhe nevojat popullore, dhe ata që i rezistojnë individualizmin dhe të kalbezimit kapitalist, që kanë hapur sytë, mendimet dhe gatishmerin për mundësinë e një mënyrë më njerëzore, më të lartë të organizimit të prodhimit social, në të gjitha aspektet e shoqërisë.
- Parti në gjendje të udheheqi KNE për të kaluar në një fazë të rritjes së konsiderueshme të forcave të saj. Të riti dhe të zhvilloj forcat në nxënës dhe nxënëse nga familje puntore-popullore, të studentve profesional te arsimit teknik qe kanë origjinë puntore-popullore. Të riti aftësinë komuniste edukative te saj, mundesinë për të krijuar komunistë dhe komuniste të reja dhe anëtarë të afë komunistë kuadro të KKE, luftëtarë dhe luftëtare te luftes të ashpër klasore në kushte të ndryshme.
KKE, e bazuar në bazë solide ideologjike dhe kohore të programimit te saj, do rriti kapacitetin dhe qëndrueshmërinë kundër të gjitha vështirësive e korrelacionit vendas, europian dhe ndërkombëtar në luftë për në socializëm - komunizëm, perball të gjitha presioneve.
Fuqia dhe aftësia e KKE të bëhet PARTI E Ç‘DO KOHE është e dhënë për të nxjerrë në pah të gjitha virtytet e klasës punëtore si klasa çlirimtare nga shfrytëzimi, kriza dhe luftrat imperialiste, së bashku me aleatët e saj.
Duke marshuar drejt 100vjeçarit të partisë, Partia Komuniste Greke të dregohet parti e aftë të zhvilloj veprimtarinë në kushte të ndërlikuara e të ndyshme politike, që jo gjithmon, këto kushte, pasqyrojnë maturimin politik të një pjese të rëndësishme të klasës punëtore, të zhvillimit të lëvizjes së punëtore të emancipuar nga ndikimet e borgjezisë dhe mikroborgjezisë, ndryshime të tilla si rritja e fashizmit, ose ndoshta edhe çdo dhoj qeverisjeje neo-socialdemokrate ose oportuniste .
Të forcohet kapaciteti i Partisë në të gjitha nivelet, në çdo fushë dhe sektor të vëndeve të punës, në çdo qytet e fshat, në mënyrë që: Të jetë në krye të zhvillim të luftës dhe pretendimeve te klasës puntore dhe njekohësisht të brymosi dhe të luftoj për misionin historik të klasës punëtore, heqjen e marrëdhënieve shfrytëzuese sociale, dhe mbizotërimin e marrëdhënive socialiste - komuniste. Të lidhi çdo luftë ekonomike ose politike, në çdo lloj kushte që mund të ndollet, me detyrën kryesore politike, luftën për pushtetin revolucionarë punëtor. Të refuzoj sulmin antikomunist dhe të jetë vigjilente.
KKE marshon drejt plotësimit të 100 viteve të jetës me luftra dhe sakrifica, dhe mbeti partia "më e re". Përfaqëson, të ren, të nevojitshmen, të arthmen e vetme progresive për njerëzimin: Lirimin e klasës punëtore nga shfrytëzimi, themelimin e marrëdhënieve të reja shoqërore, pronësin sociale të mjeteve të prodhimit, planifikimit qendror, të pjesëmarrjes aktive të të punësuarve në organizim-drejtimin e prodhimit social dhe shërbimeve sociale, dmth përvaqëson socializmin-komunizmin. Projekti i parë i ndërtimit të socializmit, nivelit të ulët të komunizmit, në shekullin e 20-të, konfirmon nevojën për të. Ajo ishte një hap i progresit shoqëror, edhe pse ai nuk fitojë forcë të brëndshme dhe të jashtme që më në fund të fitonte ndaj kapitalizmit.
KKE është sulmuar me mani nga borgjezia dhe oportunistët sepse gjatë ndërtimit të socializmit në Bashkimin Sovietik, si edhe pas përmbysjes anti-revolucionare e cila u përfundua në vitin 1991, mbrojti thelbin e saj: Faktin se ishte projekti i parë i zhdukjes së pronës kapitaliste, të shfrytëzimit të njeriut nga njeri, të luftës së vështirë për heqjen e të gjitha formave të pronësisë private mbi mjetet e prodhimit, e cila është fidani i pronës kapitaliste. Një sipërmarrje kjo versuse e pamëshirshëme, kur njëhohesisht regjimi kapitalist dhe menyra e tij e prodhimit ende, dominonte në të bot, një dominim i cili ishte akoma ne krye edhe pas Luftës së Dytë Botërore, pavarësisht nga humbjet që kishte.
Për angazhimin klasor në domosdoshmërinë historike të socializmit-komunizmit, KKE është sulmuar ideollogjikisht edhe me shumë mënyra vulgare - me karakterizime gebeliske të tilla si "parti tradhtare dhe e drejtuar nga jasht" - si dhe ndjekje penale dhe ekzekutime të kuadrove te saj me akuzime e shpifje si "spiun" të fuqive të huaja.
Borgjezia dhe oportunistët argumentojnë se KKE pranonte pa kritika të gjithë opsionet politike- të jashtme e të brëndshme- të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik (PKBS) ose të Partive të tjera komuniste në pushtet në shekullin e 20-të ose 21-të. Krysisht oportunistët prezantohen në mënyrë sistematike si injorantë të kriterit dhe teorisë klasore marksiste-leniniste, me të cilat KKE studioj dhe studion historinë e ndërtimit të socializmit, të kryengritjeve revolucionare në shekullin të 20-të, të lëvizjes ndërkombëtare komuniste në formën e Internacionales Komuniste ose edhe pa atë, dhe ndikimin në luftën e klasave në Greqi si dhe më gjerë.
Partia jonë ka guxuar dhe guxon të studioj historinë e saj, për të nxjerrë konkluzione, për të nxjerrë në pah gabimet dhe dobësit e saj, zbukurimet nuk janë tonat. Kritikën dhe autokritikën tonë e ndajnë oqeane nga sulmet ideologjike shpifëse mbi Partinë të cilat kanë synim të anullojnë kursin e saj pozitiv dhe të zhduki ato që ajo ka ofruar gjer më sot. Këndshikimi borgjez dhe oportunist fillon nga mbrojtja e demokracisë borgjeze, i cili ka si bazë dhe mbron pronën private në mjetet e prodhimit. Këndshikimi ynë i demokracisë, i demokracisë socialiste, ka në bazë dhe ruan pronësinë sociale të mjeteve të prodhimit të koncentruara. Është e papajtueshme me pronën individuale, me motivin e fitimit kapitalist, me konkurrencat, me ndërhyrjet dhe luftrat imperialiste.
Nga 80vjetori deri më 95vjetorin e saj, duke filluar me Deklaratën e K.Q në vitin 1998, me moton "teori përparuse, veprim përparus ", KKE guxoi, në rrethana të reja, "të vëzhgonte të kaluarën", sidomos të sajën, por edhe në përgjithësi të lëvizjes komuniste. E orientuar, ajo punoj me synim që të zhvillojë aftësinë e saj për të studiuar me natyrë klasore dhe shkencore, për të lidhur me të sotmen dhe të ardhmen ç’fardo gjëje të gjallë dhe të vërtet nga historia e saj, të përjashtojë gjithçka të vjetëruar, për të diskutuar brënda në parti por edhe publikisht dobësitë, lëshimet dhe gabimet e saj, për të nxjerrë në pah faktorët që çuan në to, për të nxjerrë dhe të kuptojë konkluzione me rëndësi të përgjithshme.
Sot, KKE i ka bazat teorike, historike dhe themelet programatike të përpunuara në menyrë kolektive, të aftë për të siguruar metodologjinë dhe të drejtoj kërkimet ndaj fenomeneve relativisht të reja ose aspekte të tjera të historisë së saj, si edhe të lëvizjes komuniste ndërkombëtare. Vlerësimi i Partisë për socializmin në Baskimin Sovietik (Kongresi i 18-të i KKE ), esenë e Historisë së Partisë në periudhën 1949-1968, programi aktual i partisë, na japin mundësinë që rehabilitimi i Karakteristikave revolucionare të Partisë të bëhen të pakthyshme, duke u bazuar në përvojën historike të lëvizjes komuniste në Greqi, Evropë, në botë. Këtu qëndron burimi i sigurimit të vazhdimësisë së saj, si edhe i freskisë rinore.
95vjeçari, që nga themelimi i partisë sonë, ofrohet për të ndriçuar çështjen kryesore të luftës së klasave: Angazhimi pakompromis në luftë për vendosjen e pushtetit puntor në një periudhë të situatës revolucionare dhe në kohën e duhur, disiplinë dhe përgatitje ideologjike - politike dhe organizative për ketë çështje, jo vetëm të anëtarëve të partisë ose të Rinisë Komuniste Greke KNE, të simpatizantve aktiv, por dhe të parimtarve punëtor e punëtore në rall të parë, dhe të punësuarve në vëndet e grumbullimit masiv të fuqisë punëtore, të shkencëtarëve, të përkushtuarve të luftës së klasave, të vetëpunësuarve në qytete dhe fermerë.
Studimi i deri tanishëm i historisë së Partisë sonë si dhe të lëvizjes komuniste ndërkombëtare tregon se problemi më i madh ishte mungesa ideologjike – politike dhe gatishmëria organizative e P.K, që në situat revolucioni të drejtojnë revoltat puntore-popullore drejt përbysjes të pushtetit kapitalist. Përvoja historike tregon se përgatitja e gjithanshme duhet të ishte përgatitur që më përpara, dmth që në kushte akoma jo-revolucioni. Një parakusht për këtë është: Mosshkëputja e luftës aktuale politike dhe ekonomike në kushtet e rritjes apo rënies së levizjes, nga detyra kryesore politike revolucionare. Të mos braktiset objektivi i pushtetit puntor me qëllim një qeveri tjetër kalimtare në kuadratet e kapitalizmit, në emër të përkeqësimit të situatës së klasës punëtore dhe shtresave popullore, për shkak të krizës së thellë dhe të zgjatur ekonomike, lufta imperialiste, terrorizmit të hapur drejt Partive Komuniste dhe të lëvizjes së punëtorëve nga organizata Nazi-fashiste, provokime, rritje të dhunës shtetërore, etj.
Historia e lëvizjes komuniste ndërkombëtare tregon se, në rrethana të tilla, ushtrohet presion që të tërhiqet PK edhe nga shtresa të klasës punëtore, në lidhje dhe me kapacitetin e levizjes puntore-sindikaliste në favor të socialdemokracis dhe oportunizmit reformist.
Ndërtimi i lëvizjs sindikaliste-puntore në vijën e emancipimit nga sindikalizmi socialdemokrat dhe qeveritar kërkon zhvillim ideologjik - luftë politike dhe trajtim të qëndushëm ndaj oportunizmit në të gjitha kushtet e luftës së klasave. Superioriteti i socialdemokracisë në sindikatat ka qenë faktor që vështirsoj lëvizjen komuniste në përpjekjen e saj për të fituar shumicën e klasës punëtore me vijë revolucionare të luftës, e çoj në zbutje të luftës me oportunizmin.
Këtë penges nuk mundën ta tejkalonin dhe parti me një formë dhe gatishmëri organizative militante, kur ata nuk bazoheshin fort në organizimin e fabrikave dhe ku s’ka pasur një refuzim të qartë të pjesëmarrjes apo mbështetjes të një qeverie socialdemokratike ose qeverie tjetër kapitaliste. Këtë tregon historia e lëvizjes komuniste ndërkombëtare, veçanërisht në Evropë, në kushtet e rritjes së rrymës revolucionare që u formuan pas Luftës së Parë Botërore, por me fundin e Luftës së Dytë Botërore.
Bëhet fjalë për konkluzione historike që i interesojnë sot PK-ve, pavarësisht i kujt vendi, rajoni, kontinenti është nje PK. Fakti që ende nuk duken duken gjikundi në vijën e lëvizjes komuniste botërore, ndikon me efikasitet frenues si në përgjithsi ashtu dhe në çdo vend.
KKE mbetet e vazhdimisht e përkushtuar në parimin e internacionalizmit proletar, në nevojën e uniteti programatik-ideologjik të lëvizjes komuniste ndërkombëtare, shpall nevojën për një strategji unike përball kapitalizmit, pavarësisht nga aleancat e shteteve të tyre, format e qeverisjes. Uniteti Ideologjik-Strategjik nuk mund të ekzistoj pa shprehjen organizative dhe shkëputje me oportunizmin në të gjitha nivelet dhe në nivelin organizativ.
Tre çështje të rëndësishme por dhe politike që testojnë gjithmon bashkimin ideologjik-Strategjik të lëvizjes komuniste në nivelin evropian dhe ndërkombëtar:
- Qëndrimet ndaj BE-së dhe të çdo formë aleance ekonomike apo ushtarake imperialiste.
- Qëndrimi ndaj çdo luftë imperialiste.
- Qëndrimi ndaj çdo forme të qeverisjes borgjeze.
Të tre këto çështje janë në qënder të luftës ideologjike-politike të KKE, të cilat lidhen me luftën kundër oportunizmit në Greqi, Evropë, në mbarë botën.
95vjetët e historisë të KKE ofrohen për të nxjerë përvojë pozitive dhe negative:
- KKE ka një kontribut të rëndësishëm në studimin e hershme të projekt formimit të Komunitetit Ekonomik Evropian (KEE) dhe evolucionin e tij në Bashkim Europian (BE). Pavarësisht nga disa mospërputhje dhe gabime në analizat e saj para vitit 1991, zbuloi karakterin e KEE dhe BE me kriter të interesit puntor dhe shkencor si nderlidhje ndërkombëtare të kapitalit. Kundërshtoj anëtarësimin e Greqisë në KEE, në BE, dhe në Bashkimin Ekonomik Monetar (BEM). Zbuloj mitet e gjoja ritjes të së ardhurave të punëtorve dhe sigurimin e të drejtave të punës dhe të sindikalizmit, etj
Ajo parashikoi bashkëjetesën e prirjeve kontradiktore në zhvillimin e Bashkimit Evropia, si një aleancë imperialiste, nga njëra anë për shkak të nevojës të kapitalit në Evropë për të forcuar pozitën e tij në konkurencën ndërkombëtare kapitaliste, nga ana tjetër shkëputje për shkak të kontradiktave midis shteteve të ndryshme borgjeze, sepse kapitalizmi ka një zhvillim të barabartë ne të gjiha shtetet. Tregoj se përball interesave strategjike të borgjezisë Greke për integrim ose ç’antarësim, të zgjedhur apo të detyruar, ka vetëm një politikë propuntore-propopullore që ekziston, shkëputje me pushtet punëtor.
- Përballë një lufte të mundshme imperialiste të një situatë të ndërlikuar e cila formohet në Mesdheun Lindor, Ballkan, Lindjen e Mesme, nga aspekti i kontradiktave të brëndshme dhe të jashtme, KKE është shprehur me qëndrim të qartë: Partia të udhëheqi, në mënyrë që lufta e lëvizjes puntore-popullore të shkëputet nga çdo qëndrim i klasës borgjeze greke, ose të disa shtresa të ndryshme të tyre që mund të diversifikohen, parti ose institucione lufte në dipolizmin, luftë imperialiste apo paqe imperialiste.
Lufta për të mbrojtur kufirin, të drejtat sovrane të Greqisë nga këndvështrimi i klasës punëtore dhe shtresave popullore, është e pandarshme nga lufta për përmbysjen e pushtetit të kapitalit. Në rastë se Greqia përfshihet në lufta imperialiste, qoftë në mbrojtje apo në luftë sulmuse, Partia të udhëheqi në organizimin e pavarur të luftës puntore-popullore në të gjitha format e saj, që të të çojë në humbjen totale të borgjezisë, vëndase dhe të huaj si pushtus, dhe ta lidhi atë me pushtimin e pushtetit.
- KKE, me gati një shekull të historis së saj, kuptoj dhe theksoi nevojën e vazhdueshme të frontit ideologjik - politik kundër çdo forme të diktaturës të kapitalit, dhe natyrisht të nazi-fashizmit.
Në të njëjtën kohë, ajo u bë më e përvojuar dhe e aftë për të zbuluar borgjezinë dhe partitë e saj që nuk përputhen as me demokracin borgjeze, që vetë ata vendosën me ligjet e kufizuara borgjeze. Kur ata e gjykojnë të nevojshme, hecin në junda ushtarake dhe politike, duke pezulluar akoma edhe ligjet e tyre në mënyrë që të intensifikohet dhuna e shtetit dhe çdo formë tjetër e dhunës dhe represionit, frenimin e ç’do lirie politike dhe sindikaliste. KKE shpall nevojën që të mos ndahet lufta kundër fashizmit, për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e punëtorëve dhe haritjeve popullore nga lufta kundër monopoleve, nga lufta kundër shfrytëzimit kapitalist, të mos shkasi në aleancë me forcat borgjeze. Ajo shpall domosdoshmërinë e angazhimit të palëkundur për qëllimin e pushtetit punëtor, të mos ndryshoj “shina” dhe qëllimin kryesor të Aleancës Popullore si një aleancë sociale me drejtim luftarak antimonopolist antikapitalist, si opozitë puntore - popullore kundër pushtetit borgjez. Që mbron popullin nga ç’do lloj forme sulmi, dhe i jep perspektivë për pushtetin puntor-popullor.
Kriza e zgjatur ekonomike e kapitalizmit në Greqi, rimëkëmbja e paqëndrueshme dhe e ngadaltë në Bashkimin Europian dhe në shtete të tjera kapitaliste, e bëjnë gjithnjë e më të rëndësishme nevojën që të blindohet lëvizja punëtore - popullore kundër terrorizmit penal Nazi - fashist, por edhe kundër integrimit reformist, oportunist, që mohon mundësinë e ndryshimit radikal të situatës.
Në zgjedhjet ( zgjedhje për BE, kombëtare, rajonale - lokale), KKE kërkon votën nga shtresa punëtore dhe shtresa të varfra popullore për të shprehur jo vetëm dëshirën për të mbështetur qëndrushmërinë dhe ecurin e saj luftarake, por dhe dobësimin e sistemit politik borgjez, të qeverisjes borgjeze në të gjitha aspektet e saj.
KKE ka sot mundësi për të studiuar në thellësin më të madhe dhe për të nxjerrë në pah përmbajtjen marrëdhënieve sociale - politike në socializëm - komunizm, të bëj më të kuptushme rritjen superioritetin e saj përball barbarizmit kapitalist në nevojat më të rëndësishme sociale: Në punë, në arsim, estetike dhe arsimit fizik, në kulturë, parandalimi dhe restaurimin e shëndetsis, për të siguruar shëndetin publik, banesat publike, etj.
Me deklaratën e KQ hap aktivitin politik-kulturor 5-vjeçare " Nga 95 der në 100 vjet KKE " dhe shpallen disa aktivitete kryesore:
- Iniciativa takimi me Parti Komuniste mbi çështjet strategjike përballë sistemit imperialist ndërkombëtar.
- Kongresi i 19-të vendosi vazhdimin e kërkimeve historike të Partisë për periudhën 1968-1991, dhe një version të ri të Eses të Historis të Partisë të periudhës 1918-1949. K.Q aspiron që projekti të heci në mënyrë të konsiderueshme, që në 100 vjeçarin të ekzistoj një version i plotë ose i pjesshëm te tij.
- Aktivitete Botimesh, të cilat do të frymëzohen nga objektivi i 100vjeçarit të KKE dhe ti shërbej, me libër historik - politik - ideologjik, i instaluar në serinë e veçantë "Nga 95 der në 100 vjetë KKE."
- Publikime nga materialet e arkivit të Partisë si dhe të Internacionales Komuniste (I.K), e cila pjesë e saj ishte edhe KKE.
- Botime nga studimet në temat që ndriçojnë ambientin ekonomik - social – institucional –politik, brënda në të cilin u zhvillua KKE, punime tematike mbi problemet sociale ku do të vihen ne kundeshtim mënyra e perballimit kapitalist dhe atij socialist, do të theksohet realizmi dhe domosdoshmëria e socializëm - komunizmit për çdo nevojë shoqërore, kushtet e luftës së klasave para dhe pas përmbysjes së kapitalizmit.
- Organizim i Kongresit të 5-të Shkencor të KKE në fund të vitit 2017, i dedikuar ofertës së partisë ne letërsi (në proz dhe varg) si dhe në teatër.
- Organizim ekspozite me vepra të artit për KKE në vitin 2018.
- Festival “KKE 100 vjet - 50 vjet KNE” në vitin 2018.
- Revista KOMEP, Gazetat " Rizospasti " dhe " Odhigjitis " , portali « 902 » të dregojnë ç’do fakt të historisë së Partisë dhe të Lëvizjes Ndërkombëtare Komuniste, duke ndriçuar objektivin e forcimit të tipareve revolucionare të Partisë.
Departamentet e K.Q do të përpunojnë për të pasuruar dhe të përmbushin këto aktivitete kryesore.
K.Q i bën thirrje Organizatave Rajonale të Partisë dhe të KNE-së të hartojnë kontributin e tyre, të ngjadhin interesin dhe pjesëmarrjën e anëtarëve dhe miqve të Partisë dhe të të rinjve të saj në një veprim të ngjashëm, i cili do të reflektohen në aktivitetet e festivalit të KNE vitet e ardhshme.
K.Q fton të gjithë anëtarët e Partisë dhe të KNE, miqë dhe bashkëpuntor me aktivitetin e tyre të vënë gjurmët e tyre në kalimin Revolucionar të KKE në dekadën e tretë të shekullit të 21. Partia Komuniste Greke, e bazuar në vullnetin shumicës puntore-popullore, të bëhen më e fuqishme, më e aftë për të përmbysur kapitalizmin, për socializmin.
17 NËNTOR 2013
Komiteti Qendror i KKE