Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

29 Nëntor: Ndërhyrje e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) Parlament në Ditën Botërore të Solidaritetit ndaj popullit të shumëvuajtur Palestinez

Solidaritetin praktik të saj për luftën e drejtë të popullit Palestinez për një shtet Palestinez të pavarur dhe sovran brenda kufijve të vitit 1967, me kryeqytet Jeruzalemin Lindor, shpreh për të shumtën herë Partia Komuniste e Greqisë (KKE), duke e çuar serish çështjen në Parlamentin Grek dhe në Parlamentin Europian.

Me pyetjen që u dorëzua në Parlamentin Grek, dhe që u nënshkrua nga i gjithë Grupi Parlamentar i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) duke iu drejtuar ministrit të Jashtëm të vendit, Partia Komuniste e Greqisë (KKE) kërkon që qeveria greke të njohë menjëherë shtetin e Palestinës, duke zbatuar kështu dhe rezolutën përkatëse të Parlamentit Grek në Dhjetor të vitit 2015, ndërkohë që denoncoi bashkëpunimin e shumëllojshëm të Greqisë me shtetin e Izraelit.

Në pyetjen e tyre deputetët e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) shënojnë:

"Populli i Palestinës çdo ditë vuan pasojat e dhimbshme të pushtimit nga shteti i Izraelit, i cili përdor të gjitha mjetet për vazhdimin e regjimit pushtues me mbështetjen e SHBA-ve por edhe të BE-së.

Konkretisht vëmë në dukje përdorimin e dhunës ushtarake kundër popullit Palestinez, vrasjet e shumta, madje edhe të fëmijëve të mitur, krijimin dhe zgjerimin sistematik të vendbanimeve pushtuese koloniale, mbajtjen e murit në Jeruzalem dhe në Bregun Perëndimor, etj.

Vëmë në dukje, gjithashtu, se mbeten të burgosur nëpër burgjet e Izraelite rreth 5,600 Palestinezë të burgosur politikë, mes tyre fëmijë, të moshuar dhe të sëmurë, si dhe 13 deputet. Më shumë se 1.100 të burgosur më 17 Prill kaluan në grevë urie, e cila zgjati për 41 ditë, duke kërkuar lirimin e tyre, por dhe rivendosjen e menjëhershme të së drejtave të tyre themelore.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) ka ndërhyrë në mënyrë të përsëritur për përgjegjësitë e qeverisë greke dhe ka denoncuar forcimin e marrëdhënieve politike-ushtarake me Izraelin, i cili i përdor këto marrëdhënie si pretekst për shtimin e mëtejshëm të agresionit kundër popullit Palestinez dhe popujve të tjerë të rajonit.

Qeveria greke gjithashtu mban përgjegjësi, sepse pavarësisht vendimit të Parlamentit në Dhjetor të vitit 2015 për njohjen e Shtetit të Palestinës, po tregon një vonesë karakteristike.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) kërkon nga qeveria njohjen e menjëhershme të shtetit Palestinez. Partia jonë mbështet luftën e drejtë të popullit Palestinez dhe lufton për: Krijimin e një shteti të pavarur dhe sovran Palestinez brenda kufijve të vitit 1967 me kryeqytet të tij Jeruzalemin Lindor. Tërheqjen e ushtrisë izraelite nga të gjitha territoret e pushtuara të vitit 1967. Ndërprerjen e aktivitetit kolonial dhe tërheqjen e të gjithë kolonëve të cilët janë vendosur jashtë kufijve të vitit 1967. Prishjen e murit të papranueshëm në Jerusalem dhe në Bregun Perëndimor. Heqjen e të gjitha bllokimeve ndaj Palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës. Kthim të refugjatëve Palestinez në shtëpitë e tyre. Lirimin e menjëhershëm të të gjithë Palestinezëve dhe të burgosurve të tjerë politik që mbahen në burgjet izraelite.

PYETET zoti ministër, çfarë synon të bëjë qeveria:

Për njohjen e menjëhershme të shtetit Palestinez, në përputhje me vendimin përkatës të Parlamentit në Dhjetor të 2015-ës?

Për të ndaluar ushtrimet e përbashkëta ushtarake dhe aktivitete të tjera të përbashkëta ushtarako-politike me Izraelin?"

Ndërhyrje me përmbajtje të ngjashme bëri edhe Eurodeputeti i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) Sotiris Zarianopulos, më datën 29/11, në Seancën Plenare të Parlamentit Europian në Bruksel.

 

 

01.12.2017