Lidhje me faqet e vjetra të PKG
për përpjekjen e Parlamentin të Kirigizitanit të rehabilitojë Legjionet SS që luftonin kundër E.L.A.S-it
Partia Komuniste e Greqisë (KKE) dënon përpjekjen që bëhet për rehabilitimin e legjion të SS, i cili luftoi kundër Ushtrisë Popullore Nacionalçlirimtare (E.L.A.S) të Greqisë me projekt-ligjin të paraqitur në Parlamentin e Kirgistanit.
Përpjekja, që ka filluar nga tetori i kaluar në parlamentin e Kirigizitanit nga 15 deputetë të gjashtë partive, që përfaqësohen në parlamentin e vendit, për të rehabilituar të gjithë ata që u persekutuan nga autoritetet sovjetike, duke përfshirë madje edhe "luftëtarët" e "Legjionit Nazist të Turkistanit" është tejet e papranueshme. Ky legjion, si dhe sektorë të tjerë të nazistëve SS, janë përgjegjës për krime lufte kundër popujve gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe kanë luftuar edhe në Greqi kundër E.L.A.S-it.
Ky është një akt i neveritshëm, i cili bashkohet akteve të ngjashme nga regjimet e tjera borgjeze, siç është monumenti i ngritur nga autoritetet Kazakistanit në 2017, në qytetin Kizilorda për ideatorin dhe themeluesin e këtij legjioni, për nacionalistin kazak, Mustafa Sokai.
Partia Komuniste e Greqisë (KKE) i denoncon këto akte, të cilat shkojnë krah për krahë me rehabilitimin e fashizmit, në rishikimin e rezultateve të Luftës së Dytë Botërore, të shkruara me gjakun e Ushtrisë së Kuqe, të popullit të BRSS dhe të lëvizjeve partizane. Kjo mbështetet gjithashtu edhe nga BE, përmes fushatës së saj antikomuniste.
Partia Komuniste e Greqisë (KKE) këmbëngul për tërheqjen e menjëhershme të projektligjit në fjalë, dhe shpreh mbështetje saj ndaj organizatave politike dhe shoqërore në Kirigizitanit dhe pjesën tjetër të Azisë Qendrore, të cilat i kundërshtojnë përpjekjet për restaurimin e Legjionit SS Turkmen.
Athinë 19/12/2019 ZYRA E SHTYPIT E KQ TË PARTISË KOMUNISTE TË GREQISË (KKE)