Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

KKE festoi 80-vjetorin e çlirimit të Athinës nga nazistët

Mijëra njerëz morën pjesë më 12.10.2024 në tubimin e madh të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), të denjë për këtë përvjetor historik, 80 vjet pasi populli i Athinës kremtoi çlirimin dhe pushtuesit nazistë u shporrën.

Me praninë e tyre masive në po të njëjtat ambiente ku u tronditën themelet e asaj kohe, punëtorët, të vetëpunësuarit, gratë, të rinjtë e të rejat kapën fillin e Historisë, duke dërguar një mesazh kumbues se popujt duke mbajtur lart flamurin e tyre mund të japin rrugëdalje prej sistemit të luftërave dhe krizave. Mitingu ishte në të njëjtën kohë një demonstratë e madhe e kuqe kundër luftës imperialiste dhe përfshirjes së vendit në planet vrastare të SHBA-BE-NATO dhe shtetit-vrasës të Izraelit.

Duke folur në këtë aktivitet, Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dh. Kucubas, iu referua si zhvillimeve aktuale, ashtu edhe mësimeve të nxjerra të KKE nga historia e saj dhe ndër të tjera vuri në dukje se «lufta e forcave punëtore - popullore duhet të arrijë deri në fund, deri në përmbysjen e këtij pushteti që është përgjegjës për luftërat imperialiste, të arrijë deri në pushtimin revolucionar të pushtetit punëtorë dhe ndërtimin e socializmit-komunizmit».

Pasoi një program kulturor me këngë dhe poezi për betejat e popullit. Aktiviteti u mbyll me këngën e Internacionales.

 

 

 

 

14.10.2024