Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Festivali i 50-të KNE - Odigiti

Dhjetëra mijëra popull morën pjesë në aktivitetet e Festivalit të 50-të të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) dhe gazetës së saj «Odigitis», të cilat, edhe sivjet, u realizuan në të gjithë Greqinë. Kulmi i aktiviteteve erdhi në Athinë, në parkun «Trici», që ndodhet në lagjet popullore perëndimore të kryeqytetit grek me parullën: «Shkruajmë histori, ndryshojmë botën. E ardhmja jonë është socializmi».

Për 4 ditë resht, nga data 18 deri më 21 shtator, 400 artistë në 4 skena qendrore prezantuan një spektakël të mahnitshëm kulturor.

Gjatë festivalit u zhvilluan shumë diskutime, si ajo për rrugëdaljen nga sistemi kapitalist i shfrytëzimit, të krizave dhe luftërave, duke nxjerrë në pah propozimin politik të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) – socializmin komunizmin. Në qytezën ndërkombëtare të ngritur brenda parkut të festivalit, ku morën pjesë 43 delegacione rinore komunistë dhe antiimperialiste, mijëra vizitorë patën mundësinë të bisedojnë me delegacionet e huaja, ndërsa po në aty u zhvilluan edhe 3 diskutime për luftën kundër luftës imperialiste dhe përfshirjen e Greqisë në të, për solidaritetin me popullin e Palestinës, ku folën edhe përfaqësues të organizatave palestineze, si dhe një aktivitet solidariteti me Kubën, ku përveç KKE folën edhe ambasadori i Kubës, Aramis Fuente Erdantes dhe Suniel Sosa Cordero, përfaqësues i Unionit të Komunistëve të Rinj të Kubës - UJC.

Diskutime gjithashtu u zhvilluan edhe në skena të tjera të festivalit, për luftën punëtore dhe sindikaliste në shtete të ndryshme, për pabarazinë e grave përmes edukimit dhe teoritë "gjinore", për aktualitetin e revolucionit, për inteligjencën artificiale në art, për sportin etj., ku morën pjesë mijëra të rinj e të reja që vizituan festivalin.

Gjithashtu, mijëra ishin të rinjtë komunistë që ngritën festivalin, të cilët punuan me vetëmohim për të siguruar ushqimin, pastërtinë dhe sigurinë në festivalit, ashtu siç ka qenë për 50 vjet me radhë.

Jo rastësisht Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucubas, në fillim të fjalimit së tij, theksoi: «Në këtë festë të 50-vjetorit të Festivalit, takohemi rinia komuniste e vjetër e dekadave të viteve ’70, ’80, ’90, me më të rinjtë e brezave të fundit të shekullit të 21-të».

Ι papërsëritshëm ishte tubimi politik i Festivalit të 50-të KNE - «Odigiti» në Athinë, me folës Dh. Kucuba. Siç theksoi Sekretari i Përgjithshëm i KQ të KKE: «Këtu ngjallet shpresa, këtu ndizet optimizmi militant dhe bëhet gjigande bindja se klasa punëtore t’ia arrijë, popujt e gjithë botës do t’ia arrijnë, do të dalin fitimtar».

Tubimi i madh politik i Festivalit të 50-të KNE - «Odigiti» nisi me një video të shkurtër për 50-vjetorin e Festivalit, ndërsa u pasua me një përshëndetje nga Sekretari i Këshillit Qendror të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE), Theodori Kocadis.

Pas fjalës së Dhimitri Kucubas u dëgjua himni «Internacionales».

Në tubim ishin të pranishëm një delegacion i madh i Federatës Botërore të Sindikatave (WFTU), i kryesuar nga presidenti i saj, Mike Makwayiba dhe Sekretari i Përgjithshëm i saj, Babi Kyritsi. Gjithashtu, Chris Smalls, president i Sindikatës të Punonjësve të «Amazon» dhe Suzan Tayseer Salam, presidente e Unionit të Sindikatave Palestineze të Jeruzalemit.

Tubimi u ndoq nga 43 përfaqësues të organizatave të Rinisë Komuniste dhe Punëtore pjesëmarrëse në aktivitetet e Festivalit.

Gjithashtu edhe ambasadori i Kubës, Aramis Fuente Herdantes dhe ambasadori i Palestinës, Yussef Dorkhom.

Këtu do të gjeni fjalimin e Sekretarit të Përgjithshëm të KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucuba


1st Day

 

 

 

 

 

 

 

 

2nd Day

 

 

 

 

 

 

 

 

 

3rd Day

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

4th Day