Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

"Zgjidhja" përçarëse që promovohet në Qipro dhe zhvillimet e rrezikshme në rajon mbajnë vulën e planeve imperialiste

Më 11 korrik 2017 në Parlamentit Grek u zhvillua debat mes kryetarëve të partive politike për sa i përket zhvillimeve në çështjen e Qipros dhe për rezultatin e negociatave në Gjenevë.

Gjatë bisedimeve, Sekretar i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) Dhimitri Kucuba theksoi se çështja e Qipros është një çështje ndërkombëtare e inovacionit dhe okupimit të pjesës veriore të Qipros nga Turqia. Dhe se kjo mban vulën e ndërhyrjes së NATO-s, por dhe të planeve më të përgjithshme imperialiste në rajon.

Ai rikujtoi se Partia Komuniste e Greqisë (KKE) në të kaluarën doli me militarizëm kundër planit përçarës të "Anan-it", plan ky që as i drejtë ishte, dhe as i qëndrueshëm, si dhe ngatërronte në aventura të reja popujt e Qipros, Greqisë dhe Turqisë.

Theksoi se kohët e fundit, "zgjidhja" që "po gatuhet" me vellon e "Federatës Bikomunale Bizonale" (Dy-komunitete – Dy-zona) përbën një përçarje për Qipron, kjo është edhe përçarëse por edhe e rrezikshme. Dhe shtoi: "Kemi frikë se këtë kanë për qëllim propozimet e ndryshme që përpunohen në shtabet e SHBA-ve, Britanisë, por edhe të OKB-së me bashkëpërgjegjësinë e qeverisë Qipriote dhe Greke, siç përbën p.sh propozimi për forcë ndërkombëtare policore-ushtarake me pjesëmarrje të forcave turke, krijimin e një mekanizmi vëzhgues i cili do të vëzhgojë se si do të zbatohej zgjidhja e Qipros, para se të dihej se cila është zgjidhja.

Në praktikë, ndërhyrjet sistematike të SHBA-ve, Britanisë, Francës dhe BE-së në përgjithësi, për të përshpejtuar bisedimet dhe të nënshkruhet marrëveshja, kanë për synim krijimin e faktit të kryer, me qëllim që të hapet rruga për shfrytëzimin e rezervave energjetike të ishullit, në favor të interesave te pjesëve të klasave borgjeze të shteteve që përfshihen dhe planeve të ndryshme euroatlantike.

Në të njëjtën kohë, kanë për qëllim të përdorin pozitën gjeostrategjike të Qipros, ku aty janë instaluar baza ushtarake Britanike dhe të NATO-s, në konkurrencë me Rusinë, në kushtet e intensifikimit të përgjithshëm të kontradiktave gjithsesi akute ndërkombëtare".

Njëkohësisht Dh. Kucubas theksoi përgjegjësitë e forcave politike borgjeze për zhvillimet e rrezikshme, duke vënë në dukje se: "Përgjegjësitë e qeverisë SYRIZA-ANEL, si dhe të ND-së dhe partive të tjera që propagandojnë si rrugë të vetme "Strugën" euroNATOike për vendin tonë, janë shumë të mëdha.

Nga njëra anë lavdërohet pjesëmarrja e Greqisë dhe Turqisë në NATO si faktor "paqeje dhe sigurie",  edhe nga ana tjetër, kur provokimet turke tejkalojnë çdo kufi, dhe kufijtë detar dhe ajror të vendit bëhen "poçe e shpuar", atëherë nxirrni nga  "mënga" si një " litar shpëtimi", të ashtuquajturën "aleancë trepalëshe" midis vendit tonë me Izraelin, Qipron dhe Egjiptin.

Kultivoni, kështu, që në të dyja rastet, shpresa të rreme, se duke përkëdhelur Turqinë, ose duke thirrur "xhandarin" e SHBA-ve në Mesdheun Lindor, do t’ia arrimë si në Greqi ashtu edhe në Qipro të shfrytëzojmë për "zhvillimin" famëkeq dhe daljen nga kriza, depozitat e energjisë.

Ju thoni gënjeshtra dhe madje me vetëdije! Sepse ju e dini shumë mirë se këto depozita dhe fitimet nga ato do të futen vetëm në xhepat e gjigantëve të energjisë, të monopoleve në këtë sektor.

Këto depozita, në kushtet e kapitalizmit monopol, d.m.th imperializmit, tërheqin mbi vete, si mizat në mjaltë, antagonizmat e fuqishme, luftërat imperialiste".

Së fundi, duke iu referuar propozimit të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), tha:

"Ja pse pozicioni ynë, terreni mbi të cilën mbështetet pozita e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), është në kundërshtim me qëndrimet që ju shërbeni, në kundërshtim me terrenin i cili krijohet për të avancuar plane që janë të huaja ndaj interesave reale të popullit -Grekoqiprot dhe Turqipriot – si dhe të popullit grek i cili është në grahmat e huaja ndaj interesave të veta, por edhe të populli turk, i cili vuan nën një regjim autoritar dhe që derdh gjakun e tij për interesat e plutokracisë turke.

Ne luftojmë për interesat e përbashkëta e të gjithë popullit punonjës të Qipros dhe jo të monopoleve të energjisë, të SHBA-ve, NATO-s, dhe aleatëve të tjera që keni ju!

Ne theksojmë nevojën për koordinim të luftës së klasës punëtore dhe shtresave popullore të Qipros, Turqisë dhe Greqisë, për eliminimin e pasojave të okupimit duke në parim të çlirimit në përgjithësi nga prangat e shfrytëzimit.

Ne mbështesim tërheqjen e menjëhershme të forcave pushtuese dhe të së gjitha forcave të tjera të huaja nga Qiprua.

Në përgjithësi, ne mbështesim eliminimin e pasojave të okupimit turk, ndalimin e kolonializmit dhe zgjidhjen e këtij problemi, duke marrë parasysh parimet sociale, njerëzore, të drejtën e kthimit të refugjatëve në shtëpitë e tyre.

Mbështesim mbylljen e bazave të NATO-britanikëve dhe heqjen e statusit që ata gëzojnë për kaq shumë vite, duke vazhduar luftën që të mbyllet edhe baza e Sudas si dhe bazat e tjera amerikanoNATOike në Greqi. 

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) beson se lufta e klasës punëtore, e shtresave popullore, duhet të drejtohen në objektivin për një Qipro në të cilën pronar i vërtetë do të jetë populli i saj, Grekoqipriotët dhe Turkoqipriotët, Armenët, Latinët dhe Maronitët.

Një Qipro e Bashkuar, e Pavarur, me Një Sovranitet të Vetëm, një Shtetësi dhe Personalitet të vetëm Ndërkombëtar, pa baza dhe trupa të huaja ushtarake, pa garantues dhe mbrojtës të huaj". 

14.07.2017