Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Zbritja në zgjedhje e PK, në Itali, forcon luftën e përbashkët kundër BE-së imperialiste dhe kapitalizmit

Në Itali, Partia Komuniste (CP), deklaroi se u bë e mundur të kapërceheshin pengesat për zbritjen e saj në zgjedhjet për Parlamentin Europian. Këto pengesa i vë ligji reaksionar në Itali për partitë që nuk kanë përfaqësim parlamentar. Ky ligj kërkon mbledhjen e mijëra nënshkrimeve/firmave (nga 145,000 njerëz) , të shpërndarë me përqindje në të gjitha rajonet e vendit dhe me kosto të konsiderueshme për verifikimin e tyre.

PK në Itali, duke shfrytëzuar mundësitë që i jep ligji zgjedhor për të marrë pjesë në zgjedhjet Europiane me mbështetjen e një partie që ka eurodeputet të zgjedhur në Parlamentin Europian, siç është Partia Komuniste e Greqisë (KKE), aplikoi për të marrë pjesë në të gjitha rajonet e Italisë, pa pasur nevojën e mbledhjes së firmave.

Në logon e fletës së votimit të PK në Itali do të ketë, përveç logos së vet, edhe logon zgjedhore të KKE, si dhe të Iniciativës Komuniste Europiane.

Siç thuhet në deklaratën e Partisë Komuniste: "PK ka marrë miratimin zyrtar për pjesëmarrje në zgjedhjet për Parlamentin Europian në të gjitha periferitë e Italisë. Flet-vota me Drapër e Çekan do të jetë e pranishme në të gjithë Italinë. Lufta jonë kundër BE-së do të vazhdojë bashkë me të gjitha PK të Europës, për t’i dhënë zë punëtorëve dhe shtresave popullore. Më 26 Maj, votojmë Partinë Komuniste".

Shokët italiane në një deklaratë të Byrosë Politike të KQ ku shprehin mirënjohjen për mbështetjen e dhënë nga Partia Komuniste e Greqisë (KKE), që i dha logon e saj, si "provë e internacionalizmit vërtetë", dhe vënë në dukje se "pjesëmarrja në zgjedhje nuk do të ndryshojë mendimin tonë për natyrën e pandryshueshme të Bashkimit Europian dhe të organeve institucionale që ka. Siç e kemi bërë tashmë në zgjedhjet politike të vitit 2018, ne do t’ju  themi në mënyrë të qartë punëtorëve dhe punonjësve se vota për PKI është një votë për forcimin e perspektivës historike së përmbysjes së shoqërisë kapitaliste dhe për bashkimin e forcave në drejtim të ndërtimit të një shoqërie socialiste".