Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

20-VJETORI I THEMELIMIT TË FRONTIT MILITANT MBAR-PUNËTORË (PAME)

Themelimi i PAME një arritje e madhe në luftën për interesat e punëtorëve

Më 3 prill, 2019 punëtorët e Athinës, por edhe sindikalistë nga e gjithë bota, morën pjesë masive në aktivitetin militant me rastin e 20 vjetorit të themelimit të Frontit Militant Mbar-punëtorë (PAME), i cili u organizua në qytetin Kesariani të Atikës.

Fjalimin qendror në këtë aktivitet e mbajti Jorgos Peros, kreu i Sekretariatit Ekzekutiv të Frontit Militant Mbar-punëtorë (PAME), ndërsa sindikalistë nga vendet e tjera, anëtarë të Këshillit Presidencial të Federatës Botërore të Sindikatave (WFTU), u drejtuan me përshëndetje.

Jorgo Perros theksoi ndër të tjera se "trashëgimia themelore e veprimtarisë së PAME është nxjerrja në pah e dy linjave në lëvizjen sindikaliste. Kuptimi i nevojës për ekzistimin e sindikatave militante, masive, punëtore. Sindikata që do të luftojnë për të drejtat e punëtorëve kundër punëdhënësve dhe mekanizmave të tyre brenda lëvizjes sindikale. Sindikata që do të luftojnë që popujt të jetojnë pa varfëri, papunësisë dhe luftëra". Kuadri i Frontit Militant Mbar-punëtorë (PAME), duke iu referuar përpjekjes që bën shumica e Konfederatës së Përgjithshme të Punëtorëve të Greqisë (GSSE), ku forcat e PAME janë fuqia e Dytë, për të realizuar një kongres të rremë me delegatë të rremë, si dhe delegues që nuk janë punonjës, por pronarë, ai tha: "konflikti që zhvillohet dhe arrin kulmin këtë periudhë kundër mafies sindikaliste përbën kusht për rindërtimin e lëvizjes sindikaliste-punëtore", theksoi J. Perros, duke shtuar se "riorganizim dhe rindërtimi i lëvizjes punëtore për ne nuk përbën thjesht një slogan. Riorganizim të lëvizjes, pa cenuar sovranitetin dhe interesat e grupeve monopoliste, pa u abuzuar strategjia e BE-së, pa konfrontim me politikat anti-popullore, me pronarët dhe mekanizmat e tyre dhe pa përmbysje të raportit të forcave në sindikata nuk mund të ekzistojë".

Tashmë ajo që duhet të theksohet është se PAME pengoi makinacionet mafioze kundër kryerjes së kongresit të paligjshëm në kampet turistike prej luksi të qytetit të Kallamatës, ndërsa nga dje, qindra sindikalistë të PAME kanë shkuar në kampin turistik të ishullit të Rodos, për të parandaluar përsëri planet e udhëheqjes së GSEE për të organizuar atje kongresin e rremë.

Në një periudhë ku zhvillohet kalbësia e sindikalizmit qeveritar dhe i punëdhënësve, Fronti Militant Mbar-punëtorë (PAME), me qëndrimet e veta, me iniciativat dhe aktivitetet që kryen, synon të bëhet faktori kryesor i bashkimit klasor dhe unitetit të klasës punëtore.

Në aktivitetin për 20 vjetorin e themelimit të Frontit Militant Mbar-punëtorë (PAME) ishte i pranishëm një delegacion i madh i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) i kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm, Dhimitri Kucuba. Gjithashtu të pranishëm ishin kryeteri i Bashkisë së qytetit Kessariani, Ilias Stamelos dhe ai i qytetit Petrupoli në Atikë, Vangelis Simos. Të pranishëm ishin edhe delegacione nga Federata e Gruas së Greqisë (OGE), nga PASEVE (Bashkimi Antimonopolist i Greqisë të Artizanëve të Vetëpunësuarve) dhe nga Frontit Militant Studentor (MAS), organizata që janë takuar me Frontin Militant Mbar-punëtorë (PAME) gjatë luftërave që janë bërë kundër politikës anti-popullore dhe pasojat e saj. Mesazhe përshëndetëse u folën nga përfaqësues të sindikatave nga Qipro, Kuba, Siria dhe Afrikën e Jugut.

 

ALL-WORKERS MILITANT FRONT (PAME) – 20 YEARS SINCE ITS FOUNDING

 

04.04.2019