Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

SHBA – Izrael bëjnë masakra. Solidaritet me popullin e Palestinës

Kundërshtimin e tyre për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit nga SHBA-të, si dhe dënimin e tyre kundër masakrës së re ndaj Palestinezëve nga ushtria izraelite, shprehën me marshimin e pasdites të së Hënës, 14 Maj, punëtorët, rinia dhe gratë në protestën e kryer në Ambasadën e Izraelit, të organizuar nga Komiteti Grek për Recesionin Ndërkombëtar dhe Paqen (EEDYE), në të cilën, gjithashtu, thirrje bënte edhe Fronti Militant  Mbarpunëtorë  (PAME), Federata e Grave të Greqisë (OGE), Komiteti Grek për Solidaritetin Demokratik  Ndërkombëtar (EEDDA) dhe sindikatat.

Në këtë protestë u gjend gjithashtu edhe Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) Dhimitri Kucuba, i cili bëri deklaratën e mëposhtme:

"E dënojmë me neveri sulmin e ri gjakatar që u realizua sot nga shteti-terrorist i Izraelit kundër popullit palestinez, ku tashmë rezultojnë dhjetëra të vdekur dhe mijëra të plagosur rëndë, mes tyre gra dhe fëmijë, qindra fëmijë, nga kjo makinë vrastare që quhet Izrael.

Në të njëjtën kohë, sot ne shprehim mbështetjen tonë të thellë ndaj gjithë popullit Palestinez, i cili kërkon ligjërisht dhe me të drejtë të ketë atdheun e vet, shtetin e vet, të pavarur, sovran, në krahë të Izraelit, në kufijtë e vitit 1967 me kryeqytet Jerusalemin Lindor.

Vendimi i fundit, i neveritshëm dhe i paligjshëm nga Trump-i, i cili zbatohet sot, me transferimin e ambasadës nga Tel Avivi në Jerusalem, që në praktikë, d.m.th, de facto njohje e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit, dhe kjo ndoll njëkohësisht me tërheqjen e SHBA-ve nga programi bërthamor dhe marrëveshja me Iranin, që e kanë bërë me shumë vende të tjera, si dhe operacionet e vazhdueshme dhe bombardimet e Amerikanëve kundër popullit sirian, të gjithë këto helmojnë, janë përshkallëzime të mëtejshëm të luftës imperialiste, dhe e bëjnë më të drejtpërdrejtë rrezikun për përgjithësimin e kësaj lufte imperialiste në të gjithë rajonin. Dhe ne e dimë mirë se, këtu është lagja jonë, dhe kur shtëpia e fqinjit ka marrë flak dhe digjet, këto flakë do të arrijë edhe në shtëpinë tonë.

Prandaj duhet të ketë vigjilencë, të militojmë, çdo ditë në rrugë për t’i parandaluar këto politika që çojnë popujt tanë në masakra".

 

 

 

USA - Israel murder people. Solidarity with the people of Palestine

 

15.05.2018