Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Rezoluta e Parlamentit Europian për Kubën: plan i organizuar për depërtimin e monopoleve të unionit europian

Ndërhyrje për rezolutën e Parlamentit Europian për sa i përket "marrëveshjes për dialog politik dhe bashkëpunim mes BE-së dhe Kubës" bëri  eurodeputeti i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) Kostas Papadhaqis në Plenumin e Strasburgut, duke vënë në dukje si më poshtë:

"Rezoluta e papranueshme që promovon BE-ja dhe Parlamenti Europian përbën një plan të organizuar për depërtimin e monopoleve të unionit Europian, me ngritje të mekanizmave agresive, OJQ-ve në Kubë. Si embargoja e SHBA-ve, ashtu dhe ndërhyrjet e BE-së drejtohen kundër popullit Kuban.

BE-ja dhe qeveritë e saj, të luftërave dhe ndërhyrjeve imperialiste, të 20 milionëve të papunë zyrtarisht, të dhjetëra milionëve që jetojnë nën nivelin e varfërisë, tani i tundin gishtin popullit Kuban për sa i përket të drejtave të njeriut i cili për dekada të tëra ka eliminuar papunësinë, ka shprehur domosdoshmërinë e heqjes së shfrytëzimit të njeriut nga njeriu. Ndaj një shteti që pavarësisht nga sanksionet patën arritje të pakapshme për vendet kapitaliste të Amerikës Latine dhe Karaibe.

Dënojmë bllokadën shumëvjeçare të imperializmit Amerikan dhe ndërhyrjet e BE-së kundër Kubës. Ne qëndrojmë me vendosmëri në krahë të popullit Kuban dhe shprehim solidaritetin tonë ndaj revolucionit Kuban".

4/7/2017            GRUPI I PARLAMENTIT EUROPIAN I PARTISË KOMUNISTE TË GREQISË (KKE)