Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Punëtorët në Portin e Pireut, Greqi: Me grevën e tyre vendimtare fituan angazhime-premtime për plotësimin e kërkesave të tyre të drejta

Punëtorët qëndrojnë në gatishmëri dhe vigjilencë për vazhdimin e luftës së tyre

Të Mërkurën, 06/06/2018, punëtorët në postet  II dhe III të ankorim-shkarkimit të kontejnerëve tregtar (SEMPO) të «Cosco-s» në portin e Pireut, realizuan me sukses që në orët e para të mëngjesit një grevë të re. Në të njëjtën ditë, punëdhënësit-pronarët pranuan që të fillojnë bisedime për nënshkrimin e Marrëveshjes Kolektive të Punës, ndërsa punëdhënësit dhe ministritë kompetente, gjithashtu, u angazhuan-premtuan se do ti njohin dhe do ti integrojnë punëtorët e portit në profesionet e rënda dhe antihigjienikë.

Pas këtij zhvillimi pozitiv, punëtorët u informuan nga Sindikata e tyre dhe vendosën që të kthehen të organizuar në postet e tyre të punës, duke shtyrë grevën që ishte në zhvillim e sipër, dhe duke theksuar se, do të jenë në gatishmëri militante për zbatimin e angazhimeve-premtimeve që morën.

07.06.2018