Lidhje me faqet e vjetra të PKG
Partia Komuniste e Greqisë (KKE) në demonstratën anti-NATO-ike në Madrid
Një delegacion i madh i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) mori pjesë në demonstratën e madhe që u realizua kundër NATO-s në Madrid, ditën e Diel më 26/6/2022 në kryeqytetin Spanjoll, në kuadër të Samitit të NATO-s.
Në një bllok të përbashkët dhe militant me Anëtarët e Partisë Komuniste të Punëtorëve të Spanjës (PCTE) ishte edhe delegacioni me shumë anëtarë nga KKE, i përbërë nga shokët drejtues të çdo Organizate Partie dhe të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE), të cilët u dalluan në garën për Mbështetjen Ekonomike të KKE.
Komunistët spanjollë dhe grekë kanë brohoritur në të dyja gjuhët, kundër NATO-s dhe BE-së, kundër luftës imperialiste në Ukrainë: «Në Greqi dhe Spanjë, popujt bërtasin, të ikin bazat dhe NATO-istët», «NATO dhe Rusia botën e rindajnë, me gjakun e popujve kufijtë i shënojnë», «Lufta është e vetmja rrugë»...
Gjithashtu ndër sloganet anti-NATO-ike, për denoncimin e qeverisë socialdemokrate spanjolle, për nevojën që klasa punëtore që të ngrejë flamujt e vet kundër kapitalizmit, nuk harruan të shprehin solidaritetin e tyre edhe për të rinjtë komunistë të burgosur në Ukrainë, vëllezërit Kononovic, me parullë «Liri për Kononovic-ët» .
28,06,2022