Lidhje me faqet e vjetra të PKG
PROTESTË E PARTISË DHE RINISË KOMUNISTË TË GREQISË KUNDËR SULMIT IMPERIALIST NË SIRI
Nën sloganin «Jo ndërhyrjes në Siri. SHBA - NATO - BE masakrojnë popujt. Qeveria mbështet krimin" mijëra protestues në Athinë dhe qytete të tjera kanë marrë pjesë në protestat e organizuara nga Partia Komuniste e Greqisë (KKE) dhe Rinia Komuniste të Greqisë (KNE), ditën e premte, 13 prill. Protesta masive në Athinë arriti në ambasadën Amerikane, duke përsëritur kërkesën për largimin e bazave të NATO-s nga vendi, dhe të mos marrë pjesë Greqia me asnjë mënyrë në sulme.
Në protesta morri pjesë Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) Dhimitri Kucuba, i cili bëri deklaratën e mëposhtme: "Për fat të keq po rriten rreziqet e një lufte më të përgjithësuar imperialiste. Qeveria greke mbart përgjegjësi të mëdha ndaj popullit tonë. Duhet tani dhe me doemos të shkëputet nga planet imperialiste NATO-amerikane në rajon, nga përdorimi i bazave të tyre ushtarake nga territori grek, të cilat, ndër të tjera, përbëjnë gjithashtu objekte që mund të sulmohen".
14.04.2018