Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Me sukses përfunduan punimet e Kongresit të 20-të të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE)

Më 30 Mars deri më 2 Prill, në selinë e Komitetin Qendror të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) u mbajt Kongresi i 20-të i Partisë.

"Përforcojmë KKE, për lëvizje të fortë punëtore dhe Aleancë Sociale. Për pushtetin - socializmin". Ky slogan i Kongresit të 20-të të KKE dominonte në çdo kënd, në çdo vend: Jashtë sallës, si pankartë gjigande në fasadën e selisë së Komitetit Qendror të Partisë. Brenda sallës, në fjalimet e njëpasnjëshme të delegatëve.

Kudo, entuziazëm dhe emocion, në çdo cep, madje edhe para se të fillonin punimet e Kongresit të Enjten. Në tabelat e ekspozitës speciale përmes të cilave paraqitesh Historia 100vjeçare e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), në kutitë me xham ku ishin vendosur materiale nga Arkivi i KKE, në fytyrat e shokëve, delegatëve por dhe të qindra të tjerëve të cilët ishin të ftuar në fillimin e punimeve të Kongresit.

Në sytë e atyre që merrnin në duar botimin e veçantë të KQ të KKE, me jetën dhe vdekjen 28 anëtarëve të KQ të KKE, që janë ekzekutuar ose vrarë, duke luftuar pa asnjë lëkundje në betejat e luftës së klasës punëtore dhe të popullit.

Vlerësojmë veprimtarinë tonë, nxjerrim konkluzione, hartojmë detyrat, tha duke paraqitur Raportin, në emër të KQ të kaluar, Sekretari i Përgjithshëm i KQ, Dhimitri  Kucuba. Edhe debati në ditët që pasuan u zhvillua po me këtë synim: Forcimin e Partisë, që të jetë vazhdimisht Partia e përmbysje sociale, të mund të kryej, rolin historik pionierë të saj, duke shfrytëzuar dhe thelluar me luftën klasore kontradiktat  dhe kontrastet e sistemit kapitalist.

Fillimin e punimeve dhe prezantimin e Raportit e ndoqën, së bashku me delegatët e zgjedhur dhe vëzhguesit, Veteranët Rezistencës EAM-ike (Frontit Nacionalçlirimtar) dhe të Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE) si dhe kuadro që ishin ftuar të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE). Praninë e tyre në fillimin e punimeve të Kongresit e dhanë dhjetëra të ftuar të jetës shoqërore, politike dhe artistike, njerëz të Literaturës, Arteve dhe Shkencës, të Sporteve, të Administratës Lokale, përfaqësues të sindikatave punëtore, të lëvizjes së grave. Bashkë me ne, në këtë ngjarje të madhe për Partinë, ishin militant që luftojnë së bashku me KKE, përmes radhëve të lëvizjes punëtore, bujqësore, të lëvizjes së vete-punësuarve, në luftërat e grave dhe të rinisë.

Jehonën ndërkombëtare që bëri ky Kongres e konfirmojnë mesazhet përshëndetëse të 102 Partive Komuniste dhe Punëtore, të cilat arritën në selinë e KQ të KKE.

Çdo kënd në ndërtesën e selisë ishte transformuar dhe përshtatur ashtu siç duhej me punë vullnetare të bërë për shumë ditë, në mënyrë që të mirëpresë këtë ngjarje të madhe. Po ashtu shumë e vlefshme për suksesin e Kongresit ishte oferta e të gjitha materialeve që u përdorën për gatimin e ushqimit në ditët e Kongresit, por dhe puna vullnetare e dhjetëra shokëve në të gjitha fushat gjatë punimeve të Kongresit.

Në ditën e fillimit të punimeve vëmendjen e tërhiqte tabloja dhe kutitë me xham të ekspozitës së përhershme të materialeve nga Historia e Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE) dhe e rrjedhës së lëvizjes revolucionare në Greqi, që funksionon në hyrje të zyrave të KQ të Partisë. Këto materiale ekspozuese u plotësuan kohët e fundit me dhjetëra shkresa dhe dokumente të veçanta rreth 100vjetorit të Revolucionit të Madh të Tetorit, që gjenden në Arkivin e KKE.

Pak para se të fillonte Raporti, u parapri gjithashtu një "moment" i madh emocional ku muzikantë nga vende të ndryshme të sallës së mbushur plot, filluan të luajë një melodi të njohur, e cila u bë e qartë, kur dhjetëra të rinj filluan të këndonin nga vendet ku ishin ulur si delegatë këngën "Odigitis" të poetit komunist Kostas Varnalis.

Më pas u shfaq një video përmes së cilës u shfaqën me breshëri imazhe nga Historia 100vjeçare e Partisë.

Brenda një atmosfere shumë të ngarkuar me emocione, presidiumi dërgoi një përshëndetje të veçantë në emër të Partisë për dhjetëra shokë veteranë dhe bashkëluftëtarë që ndodheshin në sallë. Një referencë e veçantë u bë për 65-vjetorin nga ekzekutimi i Niko Belojanit, që ishte anëtar i KQ të KKE, si dhe për tre shokët e tij,  Dhimitri Baci, Niko Kalumenu dhe Ilia Argjiriadhi që u ekzekutuan më 30 Mars 1952.

Pasoi referati për kuadrot e Partisë, anëtarë të KQ dhe të BP për shumë vite, të cilët "ikën" nga jeta në këto katër vite që nga Kongresi i 19-të e gjer më sot. Një minutë heshtje dhe një duartrokitje e zgjatur brenda dhe jashtë sallës, përpara prezantimit të Raportit të KQ në Kongres.

 Në raport, të cilin e paraqiti në kongres Sekretari i Përgjithshëm i KKE, Dhimitri Kucuba, regjistrohen disa karakteristika të punës brenda në parti që i parapriu Kongresit: "I gjithë procesi i bërë para kongresit, super-pranimi i Qëndrimeve të KQ dhe diskutimi efektiv dhe krijues që u zhvillua, përbëjnë një hap të rëndësishëm, një trashëgimi për të ardhmen. Shprehin, njëkohësisht, dhe punën e rëndësishme të bërë gjithë vitet e mëparshme me Programin dhe analizat si dhe Qëndrimet e tjera të Partisë", siç u përmend, në Organizatat Bazë të Partisë, votë pro ndaj Qëndrimeve të KQ për Kongresin dhanë 99.3% e anëtarëve të partisë. Në Konferencat e Organizatave Sektoriale, Rajonale dhe të Organizatave të Zonave pro votuan 99,9% e delegatëve.

Gjithashtu, u mblodhën dhe diskutuan të gjitha organet udhëheqëse të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) edhe Organizatat Bazë (OB) dhe mbajtën qëndrim ndaj Qëndrimeve të KQ për Kongresin. Në Këshillin Qendror, në Këshillat e Zonave dhe Këshillat Sektorial Qëndrimet e KQ u votuan unanimisht. Në Organizatat Bazë të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE), pro Qëndrimeve votuar 99,7% e anëtarëve.

Duhet të theksohet se në debatin para kongresit, i cili zgjati tre muaj, përmes artikujve të gazetës së përditshme - Organ i KQ të KKE, "Rizospastis" dhe të revistës Teorike ( "Inspektimi Komunist") u botuan shkrimet e 262 anëtarëve dhe miqve të Partisë dhe Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE). Qëndrimet e KQ i morën 80.000 njerëz. Në të gjithë Greqinë u bënë 850 mbledhje dhe takime të hapura për të diskutuar Qëndrimet e KQ, me pjesëmarrjen e 23.000 miqve të KKE dhe të KNE".

Gjatë punimeve të Kongresit folën 70 delegatë. Në diskutime u shpreh pajtimi thelbësor me Qëndrimet dhe Raportin e KQ. U manifestua vendosmëria dhe militarizmi në përpjekjet për forcimin e gjithanshëm ideologjik – politik – organizativ të KKE. U transmetua përvoja e rëndësishme nga aktiviteti i Partisë, në vitet e mëparshme, ku strategjia e KKE u përballë me sukses në kushte të vështira dhe komplekse, ndërkombëtare dhe të brendshme.

Ekzistojë një problematizim i pasur se si KKE do të jetë më e aftë në detyrën e rindërtimit të lëvizjes punëtore, në ndërtimin e aleancës sociale, në drejtim antikapitalist – antimonopolist, si mund të bëhet më e aftë në luftën kundër luftës imperialiste, në kontributin në Lëvizjen Komuniste Ndërkombëtare, në ndërtimin e  partisë veçanërisht në vendet e punës, në mbështetjen për Rininë Komuniste të Greqisë (KNE).

Raporti dhe Raporti i Mbylljes i KQ të KKE u votuan unanimisht. Gjithashtu, Raporti i Komitetit Qendror për Kontrollin Financiar (KQKF) u votua unanimisht.

Kongresi i 20-të votoi unanimisht pro Vendimit Politik të Kongresit. Në periudhën e ardhshme Vendimi Politik do të përkthehet në shumë gjuhë dhe do të publikohet në faqet e internetit të gjuhëve të huaja të Partisë.

Punimet e Kongresit të 20-të të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) përfunduan me zgjedhjen e Komitetit të ri Qendror dhe të Komitetit të ri Qendror për Kontrollin Financiar. Komiteti Qendror, në mbledhjen e tij të parë, zgjodhi Sekretar të Përgjithshëm të KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) shokun Dhimitri Kucuba.

 

 

 

584612