Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Fjalimi i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) në Konferencën Ndërkombëtare Teorike të partive komuniste dhe punëtore "100 vitet e Revolucionit të Madh Socialist të Tetorit, mësimet dhe detyrat për komunistët e sotëm"

Më 11 me 13/8 në Leningrad u zhvilluan punimet e takimit ndërkombëtar që organizojë Partia Komuniste Punëtore e Rusisë me temë "100-vjetori i Revolucionit të Madh Socialist të Tetorit. Mësimet dhe detyrat për komunistët bashkëkohor". Në këtë takim, Partia Komuniste e Greqisë (KKE) u përfaqësua nga shokët Jorgo Marino, anëtar i BP të KQ të KKE, dhe Elisheo Vagjena, anëtar i KQ dhe përgjegjës i Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të KQ.
Më poshtë publikojmë diskutimin e KKE:

 

            

Fjalimi i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) në Konferencën Ndërkombëtare Teorike të partive komuniste dhe punëtore "100 vitet e Revolucionit të Madh Socialist të Tetorit, mësimet dhe detyrat për komunistët e sotëm"

(Leningrad 11 me 13 /8/2017)

Të dashur shokë,

Në emër të KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), falënderojmë PKPR (Partinë Komuniste Punëtore të Rusisë) për iniciativën dhe mikpritjen e Konferencës sonë të sotme.

Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) nderon 100-vjetorin e Revolucionit të Madh Socialist të Tetorit. Nderon ngjarjen më të rëndësishme historike të shekullit të 20-të e cila vërtetojë se kapitalizmi nuk është i pathyeshëm, vërtetoj se ne mundemi të ndërtojmë një organizim më të lartë shoqëror, pa shfrytëzimin e njeriut nga njeriu.

Revolucioni i Tetorit ndriçojë forcat e luftës revolucionare klasore, fuqinë që kanë të shfrytëzuarit dhe të shtypurit, kur ata dalin me vrull në skenë dhe lëvizin përpara rrotën e historisë, në drejtim të çlirimit social. Brenda kohës historike, kjo përbëri një vazhdimësi për kryengritjet e skllevërve, të fshatarëve të Mesjetës, të revolucioneve borgjeze, por në të njëjtën kohë dhe kulmin për ti kapërcyer ato, mbasi për herë të parë u vendos si objektiv i revolucionit heqja e shoqërisë klasore, shfrytëzuese. Dyzet e gjashtë vjet pas "sulmit të furishëm drejt qiellit" të Komunës heroike të Parisit, klasa punëtore ruse me Revolucionin e Tetorit erdhi që ti japë jetë vizionit të miliona masave punëtore - popullore për një jetë më të mirë.

Revolucioni i Tetorit vërtetojë korrektësinë e mendimit leninist që fitorja e socializmit mund të ndoll në një shtet apo grup shtetesh, si rezultat i zhvillimit të pabarabartë (jo të së njëjtit nivel) të kapitalizmit.

Njëkohësisht, Tetori theksoi rolin e pazëvendësueshëm të pararojës politike revolucionare, të Partisë Komuniste, si një faktor udhëheqës, jo vetëm i revolucionit socialist por dhe i gjithë luftës për formimin, forcimin, dhe fitoren përfundimtare të shoqërisë së re komuniste.

Kontributi i Leninit dhe përvoja e bolshevikëve në luftën kundër oportunizmit (si bartëse e ideologjisë dhe politikës borgjeze në lëvizjen punëtore) është e madhe, politikë vendimtare, rëndësi praktike.

Në praktikë u vërtetua se konfrontimi i planifikuar, i argumentuar me ekonomistët, me menshevikët dhe eserët përbëri elementin kyç në formësimin e kushteve për themelimin e partisë revolucionare, të partisë së tipit të ri, të ndërtuar mbi parimet leniniste.

Përpjekje sistematike për pastrim e partisë bolshevike nga oportunizmi i dha fuqi forcave revolucionare dhe (brenda dy viteve nga Konferenca e 2-të, 1903) lejojë përgatitjen e Partisë dhe arritjen e rolit vendimtar në revolucionin e vitit 1905 dhe në vitet e reaksionit që pasuan duke vazhduar, e përshtatur linjën revolucionare në kushtet e reja.

"Shpërthimi i kryengritjes u mbyt edhe një herë. Edhe një herë: Rroftë kryengritja", shkruante Lenini në shtator të vitit 1905 për kryengritjen e Moskës, duke shënuar njëkohësisht në vazhdim, në vitin 1906, se " ... nuk ka miopi më të madhe se mendimi i Plekhanovit -të cilën e morën të gjithë oportunistët- se nuk duhej që ta kishim filluar para kohe grevën, se nuk duhej të merrnim armët". (...)" në të kundërt, ne duhej ti kishim marrë armët me më shumë vendosmëri, me aktivitet dhe aksion duhej ti shpjegonim masave që është e pamundur të kufizohemi vetëm në grevë paqësore dhe se është nevoja të jepemi në një luftë të patrembur dhe të pamëshirshme".

Nga viti 1905 deri në fitoren e revolucionit socialist, në tetor të vitit 1917, u shënua një ndryshim cilësor, u krijua hendeku midis rrymës strategjike revolucionare dhe oportunizmit të menshevikëve dhe eserëve që kultivonin fatalizmin dhe përhapnin iluzione parlamentare, mbështetën qeverinë e përkohshme borgjeze që u themelua në shkurt 1917, bllokuan dhe u munduan të hiqnin qafe Sovietët.

Menshevikët dhe eserët u përpoqën të pengonin revolucionin e tetorit dhe ta çonin atë në disfatë, ata luftuan kundër pushtetit të ri punëtor dhe me plan minuan ndërtimin e socializmit, dhe ishin këto forca të oportunizmit që gërryen ecurinë e PKBS-së dhe kontribuuan me vendosmëri për kundërrevolucion dhe restaurimin e kapitalizmit në Bashkimin Sovjetik.

Sot, ku pasojat e kundërrevolucionit godasin pa mëshirë klasën punëtore në të gjithë globin dhe është vërtetuar në praktikë se kapitalizmi lind luftërat imperialiste, krizat ekonomike, papunësinë, varfërinë dhe refugjatët, forcat e oportunizmit flasin pa pikën e turpit për "Tetorin" duke u përpjekur në çdo rast të minojnë, të shuajnë karakterin socialist të revolucionit të tetorit dhe kontributin e madh historike që ai dha ..

E vërteta është se forcat e oportunizmit u angazhuan në një aksion të organizuar antisovjetik e antikomunist gjatë të gjitha viteve të ndërtimit socialist, me tabelën e eurokomunizmit ose me degët e tyre në shumë shtete.

Komunistët dhe komunistet e kanë për detyrë që të kujtojnë dhe të edukohen.

Oportunizmi mund të ndryshojë emrin dhe formën e organizimit dhe se si ai shfaqet, por, në çdo moment historik mbetet një rrezik i madh për lëvizjen komuniste, faktor gërryes dhe integrimi në sistemin shfrytëzues kapitalist.

Shokë,

Flaka e Tetorit udhëhoqi dhe përshpejtojë themelimin e shumë Partive Komuniste, të partive punëtore revolucionare të tipit të ri, në krahun e kundërt të partive socialdemokrate të asaj kohe, të cilat e kishin tradhtuar klasën punëtore dhe politikën revolucionare.

Ekzistenca për dekada të tëra, dhe suksesi i shoqërisë socialiste, që inauguroj Revolucioni i Tetorit, vërtetojë se është e mundur të ekzistojë shoqëri pa pronarë, pa kapitalist që zotërojnë mjetet e prodhimit. Ky konkluzion nuk përjashtohet nga fakti se, në atë periudhë të caktuar nuk arriti që të mposhti përfundimisht pronën kapitaliste dhe rentabilitetin kapitalist.

 Nevoja dhe aktualiteti i socializmit, mundësia e eliminimit të pronës private në mjetet e grumbulluara të prodhimit, rrjedhin nga zhvillimi kapitalist i cili çon në prodhimin e grumbulluar (të koncentruar). Pronë kapitaliste do të thotë frenim në karakterin shoqëror të prodhimit. Prona kapitaliste anulon mundësinë që të rrojnë të gjithë punonjësit në kushte të organizuara më të mira shoqërore, që të plotësojnë nevojat e njeriut që gjenden gjithmonë në rritje: Të kenë të gjithë punë pa ankthin e papunësisë, të punojnë më pak orë duke shijuar standarde më të mira jetese, me nivele të larta ekskluzivisht publike dhe pa asnjë pagim të Arsimit dhe shërbimeve Shëndetësore, Sociale.

Këto mundësi i krijon klasa punëtore me punën e saj brenda në kapitalizëm, zhvillimi i shkencës dhe i teknologjisë i zgjeron ato. Por, në një shoqëri ku në të cilën se çfarë dhe si do prodhohet vendoset në bazë të fitimit individual, kapitalist, nevojat e klasës punëtore dhe shtresave popullore rrënohen. Thelbi i problemit qëndron në faktin se të tjerë prodhojnë dhe të tjerë vendosin për objektivat dhe organizimin e prodhimit. Krizat ciklike ekonomike janë në ADN-në e kapitalizmit dhe bëhen gjithnjë e më të thella e të sinkronizuara, me pasojë rritjen e shpejtë të papunësisë, zgjerimin e punës së papaguar dhe të pasiguruar, jetë pa të drejta, me luftëra imperialiste për ndarjen e tregjeve dhe territoreve.

Përkeqësimi i kushteve në punë dhe i kushteve të jetesës, pavarësisht nga rritja e produktivitetit të punës, ka të bëjë me gjithë botën kapitaliste, si dhe, madje edhe me shtetet më të zhvilluara kapitaliste. Vetë shtetet kapitaliste, vetë qendrat e tyre kërkimore, pranojnë se të ardhurat punëtore zvogëlohen, ndërsa pasuria e kapitalistëve rritet.

Fakti se janë formuar kushtet për ndërtimin e shoqërisë socialiste - komuniste nuk nënkupton automatikisht dhe realizimin e saj. Një arsye e rëndësishme për këtë është fakti se, ndryshe nga ligjet e natyrës, zhvillimi shoqëror ka parakusht aktivitetin e duhur të njerëzve, në këtë rast të luftës së klasave për heqjen e shoqërisë së vjetrës dhe ndërtimin e shoqërisë së re.

Shpërthimi i revolucionit socialist (ashtu si çdo revolucion shoqëror që ka njohur Historia njerëzore) ka parakusht shfaqjen e një situate në të cilën dobësohet aftësia e klasës sunduese për të manipuluar, për të shtypur, për të “vënë në gjumë” popullin.

Lenini përshkruante konceptin e situatës revolucionare dhe identifikojë karakteristikat kryesore objektive dhe subjektive që grumbullohen në shoqëri në prag të revolucionit. Por, ashtu si në mënyrë të qartë vuri në dukje Lenini, çdo situatë revolucionare nuk transformohet në revolucion. As reagimi i atyre poshtë, as kriza e atyre lartë, nuk do të shkaktojë përmbysjen, në qoftë se nuk ka kryengritje të planifikuar revolucionare të klasës punëtore, të udhëhequr nga pararoja e ndërgjegjshme e saj.

Me fjalë të tjera, që të shfaqet revolucioni punëtor, kërkohet prania e pararojës politike revolucionare, e Partisë Komuniste, e pajisur me analizën teorike dhe parashikimin e zhvillimeve të bazuara në botëkuptimin marksist - leninist dhe e aftë për të udhëhequr kryengritjen revolucionare të klasës punëtore.

Fatkeqësisht, përvoja pozitive e Revolucionit të Tetorit nuk u përvetësua dhe nuk dominojë në të gjithë rrjedhën e Internacionales Komuniste. Në të kundërt, përmes një procesi kontradiktor, mbizotërojë dukshëm koncepti strategjik i cili, në përgjithësi, vendoste si objektiv një pushtet të tipit të ndërmjetëm (të mesëm), ose, për qeveri mes borgjezisë dhe punëtorëve, si kalimtare për pushtetin socialist.

Sot mund të themi se, përpjekja komplekse e politikës së jashtme të BRSS-së për të vonuar aq sa ishte e mundur sulmin imperialist dhe të shfrytëzojë kontradiktat midis qendrave imperialiste në këtë drejtim, është e lidhur me alternativat dhe ndryshimet e rëndësishme në linjën e Internacionales Komuniste që luajtën një rol negativ në rrjedhën e lëvizjes komuniste ndërkombëtare në dekadat e mëvonshme. Ndryshimet kishin të bënin me trajtimin e rrymës fashiste, qëndrimin që duhej mbajtur ndaj socialdemokracisë, por dhe ndaj vetë demokracisë borgjeze. U shfaqën politika që i klasifikonin aleancat imperialiste të asaj periudhe në agresive, ku klasifikoheshin forcat fashiste, dhe në mbrojtëse, ku klasifikoheshin forcat borgjeze.

Në veçanti, vlerësime që flisnin për ekzistencë të krahut të majtë dhe të djathtë brenda në partitë socialdemokrate në dekadën e viteve 1930 ishin të gabuara, nga ky koncept buronte dhe aleanca me këto parti, diçka që nënvlerësojë shndërrimin e plotë të këtyre partive në parti të klasës borgjeze. Ky dallim i gabuar u mbajt edhe mbas Luftës së Dytë Botërore.

Këto ndryshime, objektivisht, e izoluan luftën e lëvizjes punëtore nën flamurin e demokracisë borgjeze. Njëkohësisht, klasifikimi (dallimi) i qendrave imperialiste në paqedashëse dhe luftëdashëse e errësonte fajtorin e vërtet të luftës imperialiste dhe të ngjitjes së fashizmit, kapitalizmin monopolist. Pra, nuk ndriçonte detyrën e ngutshme strategjike të Partive Komuniste për të kombinuar bashkimin e forcave për luftë antifashiste nacionalçlirimtare me luftën për përmbysjen e pushtetit borgjez, duke shfrytëzuar kushtet e situatës revolucionare që u formuan në një sërë vendesh.  

Por, zhvillimi i pabarabartë (të nivele te ndryshme) i ekonomive kapitaliste dhe marrëdhëniet jo të barabarta mes shteteve nuk mund të hiqen në terrenin e kapitalizmit. Në fund të fundit, karakteri i revolucionit në çdo vend kapitalist përcaktohet objektivisht nga kontradikta bazë që duhet të zgjidhet, pavarësisht nga ndryshimet relative të pozitës së secilit shtet në sistemin imperialist ndërkombëtar. Nga intensifikimi i kontradiktës themelore  kapital - punë në çdo vend kapitalist në epokën e kapitalizmit monopol buron karakteri socialist dhe detyrat e revolucionit.

 Në një seri analizash të Partive Komuniste, qasja e synimit të pushteti punëtor bëhej me kriter raportin (bilancin) e forcave dhe jo me përcaktimin objektiv të epokës historike në të cilën jetojmë, e cila përcaktohet nga lëvizja e cilës klasë është në krye të evolucionit shoqëror, d.m.th të lëvizjes drejt çlirimit social.

Sigurisht që këto gabime strategjike të lëvizjes komuniste ndërkombëtare, si dhe gabime që bëri PKBS-ja në shënimin e politikës së saj në brendësi, bashkë me punën e pritur minuese nga ana e imperializmit dhe kundërrevolucionit, ndikuan mbi zhvillimet. 

Revolucioni i Tetorit nxori në skenë një organizim më të lartë të shoqërisë, i cili dallonte rrënjësisht nga të gjitha sistemet që historikisht paraprinë, të cilat kishin element të përbashkët shfrytëzimin e njeriut nga njeriu.

Në atë periudhë u zhvilluan institucionet e reja për pjesëmarrjen e punëtorëve, që fillimisht ishin si celula brenda në vendet e punës, një marrëdhënie politike kjo që më pas u shkel, duke u zmbrapsur nga vështirësi ekzistuese objektive por dhe nga presione subjektive. Duke qenë edhe poshtë presionit për përgatitjen për të dhënë kontribut aktiv të të gjithë popullit përpara luftës që ishte në prag, Kushtetuta Sovjetike e vitit 1936 përgjithësojë për të gjithë të drejtën për të votuar me votim të fshehtë, bazuar në vendin e tyre të banimit. U nënvlerësuan mbledhjet e përfaqësuesve në çdo njësi prodhimi, si celula organizate të pushtetit punëtor. Në praktikë, u shtua vështirësia për revokim (shkarkim) nga detyra të një përfaqësuesi nga organet e larta shtetërore.

Ato u interpretuan si dobësi të pashmangshme që i paska planifikimi qendror nga natyra e vet, dhe jo si rezultat i kontradiktave nga mbijetesa e së kaluarës, si pasojë e gabimeve të planit shkencor i cili ishte projektuar jo-shkencërisht. Pra, në vend që zgjidhja të kërkohej për të ecur përpara, drejt zgjerimit dhe forcimit të marrëdhënieve komuniste të prodhimit dhe shpërndarjes, u kërkua për së prapthi, në përdorimin e instrumenteve dhe marrëdhënieve kapitaliste të prodhimit. Zgjidhja për këto probleme u kërkua në zgjerimin e tregut, në “socializmin me treg”.

 Si një kthesë dallohet Kongresi i 20-të i PKBS-së (1956), sepse në këtë Kongres, me pretekst të ashtuquajturën “kult i individit”, u pranuan një sërë qëndrimesh oportuniste për çështjet e strategjisë së lëvizjes komuniste, të marrëdhënieve ndërkombëtare, pjesërisht për ekonominë. Në përgjithësi, u dobësua drejtimi qendror i projektimit. Në vend që të projektohej transformimi i kolkozeve (kooperativave) në sovkoze (ferma), dhe kryesisht të fillonte kalimi i gjithë prodhimit të kolkozeve (kooperativave) nën kontrollin e shtetit, në vitin 1958 traktorë dhe makineri të tjera kaluan në pronësinë e kolkozeve (kooperativave), një qëndrim ky që në të kaluarën ishte hedhur poshtë. 

Pak vite më vonë, duke filluar nga e ashtuquajtura "reforma Kosigin" (1965), u miratua kategoria borgjeze e "fitimit të ndërmarrjes" të çdo njësie individuale të prodhimit dhe lidhja me atë të shpërblimeve të drejtorëve dhe punonjësve. Vlerësimi i produktivitetit të njësive të prodhimit socialist me kriter vëllimin e prodhimit, u zëvendësua nga vlerësimi i vlerës së produktit. Procesi i akumulimit i çdo njësie socialiste u shkëput nga plani qendror me rezultat dobësimin e karakterit shoqëror të mjeteve të prodhimit dhe të produktit stok. Njëkohësisht, deri në vitin 1975 të gjitha fermat shtetërore, sovkozet, kishin kaluar në regjim të plotë vetë-menaxhimi. Të gjitha këto masa çuan në krijimin e parakushteve të zaptimit dhe të pronës private, në marrëdhënie që ishin të ndaluara me ligj.

 Në të njëjtën kohë u rishikua dhe koncepti marksist - leninist për shtetin punëtor. Kongresi i 22-të i PKBS-së (1961) e karakterizojë shtetin e Bashkimit Sovjetik si shtet "i gjithë popullit" dhe PKBS-në si "parti e gjithë popullit". Këto qëndrime sollën një zbutje të shpejtë dhe më pas shndërrimin e tipareve revolucionare dhe të përbërjes sociale të partisë. Transformimi i degjeneruar oportunist i PKBS-së në një forcë të hapur kundërrevolucionare u demonstrua në vitin 1987, me miratimin e ligjit që vendoste marrëdhëniet kapitaliste me pretekstin e shumëllojshmërisë së marrëdhënieve të pronësisë, me politikën e famshme të "perestrojkës" dhe të "Glasnost". Kjo ngjarje shënon dhe fillimin zyrtar të periudhës së kundërrevolucionit.

 Të dashur shokë,

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) synon të nxjerrë konkluzione të nevojshme për sot, si nga fitoret, ashtu dhe nga humbjet e hidhura dhe regresi i lëvizjes komuniste. Mes një pune të madhe këmbëngulëse dhe kolektive Partia Komuniste e Greqisë (KKE) ka shënuar strategji revolucionare bashkëkohore, e cila rrit aftësinë e saj për të organizuar vatra militante të rezistencës dhe të kundërsulmit në çdo sektor të ekonomisë, në çdo vend të madh pune, në çdo krahinë të Greqisë.

Forcimi i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) në të gjitha nivelet, më të cilën u morr Kongresi i fundit i 20-të i Partisë, është një parakusht për promovimin e politikës revolucionare të saj.

Paralelisht, Partia Komuniste e Greqisë (KKE) po lufton për rindërtimin e lëvizjes komuniste ndërkombëtare, në përputhje me parimet e internacionalizmit proletar, të solidaritetit internacionalist të popujve kundër kapitalizmit dhe luftës imperialiste, që shpreh parulla "Proletarë të të gjitha vendeve bashkohuni". Tashmë, kemi disa hapa të vogla në përpjekjen për tu krijuar si një pol i dallueshëm me bazë parimet e marksizëm - leninizmit, nëpërmjet revistës "Inspektimi Komunist Ndërkombëtar" dhe Iniciativës Komuniste Europiane.

 Elementi komponent i strategjisë bashkëkohore të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) është konceptimi i saj programatik për socializmin. Ndërtimi socialist fillon me pushtimin revolucionar të pushtetit nga klasa punëtore. Shteti punëtor, diktatura e proletariatit, është organ i klasës punëtore në luftën klasore që vazhdon në socializëm me forma dhe mjete të tjera. Shfrytëzohet për zhvillimin e planifikuar të marrëdhënieve të reja shoqërore, të cilat kanë parakusht shtypjen e përpjekjeve kundërrevolucionare, por dhe zhvillimin e ndërgjegjes komuniste të klasës punëtore. Shteti punëtor, si mekanizëm i dominimit politik, është i nevojshëm gjer në transformimin e të gjitha marrëdhënieve shoqërore në komuniste, deri në formimin e ndërgjegjes komuniste në shumicën dërrmuese të punëtorëve, por dhe deri në fitoren e revolucionit, të paktën në vendet më të fuqishme kapitaliste.

 Të dashur shokë,

Para 100 vjetësh, në këto ditë, këtu në këtë qytet, Kongresi i 6-të i Partisë Bolshevike morri një vendim i cili ishte “pikënisje”, duke shënuar linjën e kryengritjes së armatosur.  Zbatimi i këtij vendimi bëri që pak muaj më pas të buçisnin topat e “Aurorës”. Sot, 100 vjet më pas nga ato ditë, komunistet e të gjithë botës thirren që të studiojnë rrjedhën historike, të nxjerrin konkluzionet e nevojshme, të shënojnë strategjinë bashkëkohore revolucionare në vendin e tyre dhe në shkallë ndërkombëtare.

Kjo është përgjigjja e nevojshme për të përballuar punën minuese të oportunistëve, për tejkalimin e regresit ideologjik-politik dhe organizativ të lëvizjes komuniste, për rindërtimin revolucionar të saj.

Është objektivisht e nevojshme dhe e domosdoshëm përshtatja e strategjisë së partive komuniste në përputhje me karakterin e epokës sonë, që është epoka e kalimit nga kapitalizmi-imperializmi monopol për në socializëm diçka që e inauguroi Revolucioni Socialist i Tetorit, pra kërkon tejkalimin e fazave kalimtare nga programet e partive komuniste dhe përcaktimin e karakterit të revolucionit si revolucion socialist.

Ky drejtim mund të kontribuojë me vendosmëri në ç ‘bllokim nga opsione që operojnë brenda mureve të menaxhimit kapitalist, të tilla si të ashtuquajturat "qeveri të majta" dhe aleancat me socialdemokracinë, ti japi shtysë luftës antimonopoliste, antikapitaliste, në analiza të bazuara në kërkesat e luftës së klasave dhe që munden të kontribuojnë me vendosmëri në përgatitjen e faktorit subjektiv, në grumbullimin e forcave punëtore, popullore në luftën për përmbysjen e kapitalizmit dhe për ndërtimin e socializmit-komunizmit.