Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Dh. Kucubas: Indinjata duhet shprehur përmes një lufte të organizuar

 

Vendin e tragjedisë me shumë të vdekur nga përplasja e trenave, vizitoi mëngjesin e 2 Marsit Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucubas.

Menjëherë pas informimit që mori, Sekretari i Përgjithshëm i KQ të KKE bëri deklaratën e mëposhtme:

«Vërtet nuk ka fjalë për të shprehur trishtimin e pamasë për këtë tragjedi të patregueshme, nuk ka fjalë për të shprehur ngushëllimet tona për të afërmit e këtyre viktimave të pafajshëm, të kësaj tragjedie të madhe.

Ky nuk është një aksident apo fatkeqësi, ky është një krim i parashkruar. E kishin denoncuar vetë punonjësit e hekurudhave. E kishte denoncuar Partia Komuniste e Greqisë (KKE) nga foltorja e Parlamentit. Sindikalistët e Frontit Militant Mbar-punëtorë (PAME) e kishin denoncuar prej disa muajsh më parë. Është një krim i paralajmëruar.

Përgjegjësitë duhet të jepen, si përgjegjësitë shtetërore edhe ato qeveritare, si ndaj kompanisë private, ashtu dhe përgjegjësitë individuale që ekzistojnë, të gjitha, nuk duhet të fshihen, të mos harrohen. Ne do ta përmbushim këtë rol tani e tutje. Sepse për sa kohë ekzistojnë -si sot- sisteme sigurie që nuk funksionojnë, ndërkohë që shkenca dhe teknologjia i ofron, ato janë të disponueshme në shekullin e 21-të, për sa kohë nuk ekziston personeli i mjaftueshëm, i trajnuar, i kualifikuar, i certifikuar, me punë korrekte, me marrëdhënie pune të sakta, përderisa nuk ka kontrolle, nuk ka koordinim, nuk ka monitorim të rrjedhës së infrastrukturës, të mirëmbajtjes së tyre, linjave hekurudhore, sinjalistikës e shumë të tjerave. Për sa kohë ekziston liberalizimi famëkeq i tregut, privatizimet, ndarja e OSE-së, e TRAINOSE-së e me radhë, shitja e tyre në kompani private, diçka që të gjitha qeveritë e ND, SYRIZA dhe PASOK e kanë bërë gjatë gjithë këtyre viteve, me rezultat këtë situatë tragjike ku vazhdojmë të paguajmë vazhdimisht viktima të reja.

Paralajmërojmë: Thika “duhet të arrijë në kockë”. Ka përgjegjësi të mëdha dhe këto janë ato që duhet të zbulohen këtu dhe tani. Ne këtë do të bëjmë. “JO MË-ja”, zemërimi, indinjata e popullit tonë, që ka e pushtuar, duhet të shprehet me zgjedhje politike dhe me mundje e luftë të organizuar, duke pretenduar të vetëkuptueshmen, pra, zhvillimin dhe mbrojtjen e jetës dhe të mirëqenies të popullit grek dhe jo fitimet e disa kompanive».

SINDIKATAT PUNËTORE – ORGANIZATAT MASIVE: «Ky krimi nuk do të harrohet, bëhemi zëri i të gjithë të vrarëve»!

Dhjetëra sindikata dhe organizata zhvilluan një tubim masiv në Athinë jashtë zyrave të «Hellenic Train» në datën 2/3, ndërsa më pas marshuan drejt Parlamentit të Greqisë, duke kërkuar caktimin e përgjegjësive për krimin e paraparë.

Demonstrata të ngjashme u mbajtën në qytetet Selanik dhe Patra.

 

 

 

 

 

03.03.2023