Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

SHPELLJE E ZYRËS SË SHTYPIT të KQ të KKE

Dënojmë intensitetin e agresionit imperialist të SHBA-ve kundër Kubës dhe popujve të Amerikës Latine

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) dënon kërcënimet që lëshoi Këshilltari i Sigurisë së SHBA-ve, John Bolton, kundër popujve të Kubës, Venezuelës dhe Nikaraguas, duke i karakterizuar këto shtete si "treshja e tiranisë" dhe "kërcënim për sigurinë e rajonit". Këto deklarata, në kombinim me skenarët e ndërhyrjes ushtarake, vijnë dhe shtohen në përpjekjet e përhershme të imperializmit Amerikan kundër Revolucionit Kuban dhe luftës së popujve të Amerikës Latine.

Kërkojmë heqjen e bllokadës ndaj Kubës, e cila për gati 60 vjet synon të gjunjëzojë popullin heroik Kuban, si dhe heqjen e ligji Helms - Burton i cili shtrëngon bllokadën ekonomike të ishullit.

BE-ja, prej vitesh merr pjesë në kryqëzatën antikomuniste kundër Kubës, ka mbështetur dhjetëra masa kundër Kubës së bashku me SHBA-të. Distancimi i saj për zbatimin e ligjit Helms - Burton, ka të bëjë vetëm me mbrojtjen e interesave të monopoleve europiane dhe jo me interesat e popullit kuban.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) shpreh solidaritetin ndaj popujve të Kubës, ndaj popujve të tjerë të Amerikës Latine, si të Venezuelës dhe Nikaraguas, të cilët përballen me agresionin imperialist.

Shprehim solidaritetin tonë ndaj Partive Komuniste të rajonit, të cilat luftojnë për mbrojtjen e të drejtave të klasës punëtore dhe shtresave popullore.

 

 

ATHINË, 18.4.2019 ZYRA E SHTYPIT E K.Q TË PARTISË KOMUNISTE TË GREQISË (KKE)