Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

"Demonstruesit e tërbuar", "puna e mbingarkuar e Policëve" dhe justifikimi i represionit ndaj protestave nga e djathta dhe e "majta" (GUE / NGL) në Parlamentin Europian

Grupi i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) në Parlamentin Europian denoncon që të dyja rezolutat e papranueshme që u paraqitën për votim në Mbledhjen Plenare të Parlamentit Europian mbi çështjen e "së drejtës për protestë paqësore dhe përdorimin e dhunës analoge": të cilat janë bashkë-nënshkruar nga Partia Popullore Europiane, Liberalët dhe Konservatorët Reformatorë, dhe rezoluta e dytë është bashkë-nënshkruar nga Socialdemokratët, nga e ashtu-quajtura "Partia e Majtë" (GUE / NGL) dhe nga të Gjelbërit. Këto rezoluta janë që të dyja të qortueshme të cilat konkurrojnë me njëra-tjetrën se cila nga të dyja do të mundet të justifikojë dhe legjitimojë më mirë dhunën barbare që ushtron policia kundër demonstratave popullore në një numër shtetesh anëtare të BE-së.

Këto rezoluta, jo vetëm që nuk vijnë në kundërshtim me njëra-tjetrën, por njëra i plotëson tjetrës reaksion. Që të dyja këto rezoluta betohen në «vlerat» e BE-së dhe në «statutin e të drejtave» të saj. Rezoluta e parë na kujton se në bazë të «statutit», liria e tubimit dhe e të folurit «janë subjekte të kufizuara të parashikuara me ligj që janë të domosdoshme në një shoqëri demokratike për interesin e sigurisë kombëtare, të integritetit territorial dhe të rendin publik». E dyta thekson se «kufizimet e të drejtave themelore duhet të respektojnë parimet e ligjshmërisë, domosdoshmërisë dhe proporcionalitetit».

Që të dyja, duke përdorur të njëjtat shprehje, dënojnë «ndërhyrjet e tepruara të autoriteteve shtetërore gjatë demonstratave dhe protestave paqësore». Ata nxisin «shtetet anëtare që të mos përdorin forcë të tepruar kundër protestuesve paqësorë». E para, ajo «konservatore», thekson se Traktatet e BE-së imponojnë respektin e «kompetencës së shteteve anëtare për të ruajtur rendin dhe sigurinë». Anën tjetër, ajo e ashtuquajturës «progresiste», pranon se «Policia, mes të së cilëve ka dhe shumë viktima, vepron në kushte të vështira, sidomos për shkak të armiqësisë nga ana e disa protestuesve, por edhe për shkak të punës së tyre të ngarkuar»! Që të dyja palët, duke përdorur të njëjtin formulim, nxisin «oficerët e zbatimit të ligjit të shteteve anëtare që të marrin pjesë aktive në trajnimin që ofrohet nga Akademia e Policisë së BE-së (CEPOL) për ruajtjen e rendit publik».

Njëra palë, «konservatorja», thekson se «ushtrimi i lirive, duke pasur parasysh se mbart detyra dhe përgjegjësi, mundet që t’i nënshtrohet formaliteteve, kushteve, kufizimeve ose sanksioneve», pala e dytë, «progresistja», i bën thirrje shteteve anëtare «për të siguruar se përdorimi i dhunës nga organet e zbatimit të ligjit është gjithmonë e ligjshme, proporcionale (analoge), e nevojshme dhe si një mjet i fundit». Diferencimi i palës «progresiste» qëndron se ajo i bëka thirrje shteteve anëtare për të «siguruar se të gjitha armët (shënim; pajisjet e Policisë) të jenë vlerësuar në mënyrë të pavarur dhe të jenë testuar para se të hynë në treg»!

Që të dyja rezolutat i njohin shtetit borgjez të drejtën absolute për të kufizuar lirinë e tubimit, të fjalës dhe të shprehjes, në përgjithësi kufizimin e lirive popullore, për të siguruar rendin dhe sigurinë e kapitalistëve, për të mbrojtur pushtetin e tyre. Ata e legjitimojnë dhunën brutale të policisë, autoritarizmin dhe represionit barbar të mekanizmave shtetërore për aq sa kjo është «proporcionale, e ligjshme dhe e nevojshme». Dhe pastaj, i dërgojnë ata për shkollim në Kolegjin Policor të BE-së!

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) është kundërshtare e papajtueshme kundër dhunës policore, në tërësi kundër represionit shtetëror që ushtrohet kundër popullit. Nuk pranon kategorizimin e dhunës, në dhunë të «ligjshme» dhe të «domosdoshme», nuk e «shfajëson» atë, nuk i njeh asaj asnjë justifikim. PK e Greqisë (KKE) zbulon se shtypja është një plotësues i nevojshëm për politikat antipopullore të BE-së dhe për të gjitha qeveritë e saj, si qeveria e Makron-it në Francë, e SYRIZA-s në Greqi, qeveritë spanjolle të qendrës së djathtë dhe qendrës së majtë, e Orban-it në Hungari, në Poloni dhe Rumani ku represioni është një dhe i përbashkët. Godet të drejtat popullore, është dora e armatosur e monopoleve kundër popullit punonjës dhe ndaj së drejtës së tij. Shteti borgjez dhe qeveritë e tij kanë pushtetin dhe e definojnë dhunën si «të ligjshme». Gjykojnë se cili është «proporcionaliteti» i dhunës sipas kokave të lënduara, ose, nga numri i të plagosurve, madje edhe nga numri i protestuesve të vdekur që mundet të ketë. Kushdo që flet për «legjitimitet, proporcionalitet dhe domosdoshmëri» të dhunës shtetërore po armatos dorën e saj barbare kundër popullit dhe kundër të drejtave të tij, që një pjesë e vogël e shfrytëzuesve të mund të imponojnë interesat e tyre.

Degjenerimi i oportunistëve dhe socialdemokratëve të tipit të ri të GUE-s, nuk ka fund. Nuk është e mundur që të pritej diçka më ndryshe nga një grup politik ku e mban SYRIZA-n në një vend të shquar, qeveria e së cilës në Greqi ka me se të krenohet për punën spektakolare që ka bërë me dhunë, duke ushtruar hapur dhunë policore e duke shtypur egërsisht demonstratat e pensionistëve, të studentëve përpara statujës së Truman-it në Greqi, kundër mësuesve dhe pedagogëve, persekutimet dhe «gjykatat agrare» kundër bujqve militantë të blloqeve bujqësore.

Rezolutat e «neoliberalëve» dhe e «aleancës progresiste» vërtetojnë linjën e tyre të përbashkët strategjike në mbrojtje të pushtetit borgjez, të rrugës kapitaliste të zhvillimit. E ashtuquajtura «fronti i progresit», në të cilën fton SYRIZA, gjendet në të njëjtën anë me "konservatorët", kundër popullit punonjës.

Çdo njeri që ndihet i majtë, progresistë, çdo radikal, çdo militant që u gjend në kohë të ndryshme në rrugë duke protestuar për të drejtën popullore mundet të nxjerrë konkluzione në lidhje me rolin e oportunistëve, të socialdemokratëve të tipit të ri, sidomos të SYRIZA-s, për shërbimet e paçmueshme që ata ofrojnë ndaj stabilizimit dhe mbrojtjes së sistemin barbar e shfrytëzues, që përballen kundër popullit, kur me «karotë» e kur me «kamxhik».

Τë bashkohen me Partinë Komuniste të Greqisë (KKE) në të gjitha frontet e luftës, duke marrë vendin që u takon në frontin e vërtetë të popullit, në aleancën sociale, përballë monopoleve dhe pushtetit të tyre.